fbpx

Bota e Gruas

A është normale të përdoret dizinfektues tek duart e bebeve?

Larja me ujë dhe sapun  është zgjidhja më e mirë porn ë rstet kur kjo nuk është e mundur përdorimi i një dizinfektues edhe me bazë alkooli nuk ndalohet. Tharja duhet të jetë e plotë në mënyrë që fëmija të mos fusë në gojë xhelin.

Përse duhet të tregohet kujdes?

Ju duhet të tregoni kujdes që fëmija të mos fusë në gojë duart para se xheli të thahet si edhe të mos gëlltisë sadopak nga sasia e dizinfektuesit. E njëjtja gjë edhe me letrat dizinfektuese, fëmija nuk duhet t’i fusë në gojë.

Mos përdorni letrat dizinfektuese për të pastruar duart e fëmijës pasi nuk do të kenë asnjë efekt. Nga ana tjetër mund të irritojnë lëkurën prandaj duhet të përdoren vetëm në raste urgjencash.

Cili lloj dizinfektuesi është më i sigurt për fëmijën?

Ai me bazë alkoli etilik mund të jetë më i sigurt krahasuar me alkolin izopropilik, i cili është më efektiv por më toksik. Evitoni dizinfektuesët me aromë dhe ngjyrues pasi përmbajnë ftalate si edhe përbërës të tjerë të dëmshëm.

Po dizinfektuesët pa përmbajtje alkoli?

Më mirë evitojini duke qënë se përmbajnë një lloj përbërësi që quhet “Benzalkonium” dhe që është më i fortë krahasuar më alkolin. Ai mund të jetë irritues për sytë dhe lëkurën.

Gjithashtu të evitohen edhe dizinfektuesit me përbëjre vajore (vaji i rigonit, trumzës, limonit) pasi irriton lëkurën e bebes.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: