fbpx

Bota e Gruas

A është normale që vajzat e porsalindura të kenë sekrecione vaginale?

Tek zona intime e vajzës shumë nëna mund të vënë re sekrecione dhe normalisht mund të lindin dyshime në lidhje me shëndetin e saj. Edhe pse mund të duket e cuditshme që një fëmijë i porsalindur të ketë sekrecione në zonën intime, duhet te dini se është totalisht normale!

Përse ndodh dicka e tillë?

Për shkak të hormoneve të nënës. Gjatë shtatzanisë niveli i hormoneve që qarkullon në trup është tepër i lartë dhe normalisht depërtojnë përmes placentës.

Tek vajzat e vogla këto hormone shkaktojnë sekrecionet vaginale, e ndërsa tek djemtë mund të shkaktojnë vetëm fryrje të gjinjve.

Nga ana tjetër, për shkak të hormoneve edhe buzët e vaginës së vajzës mund të jenë të fryra dhe klitori më i dukshëm përmes tyre.

Dhe e dini se disa prej hormoneve tuaja që kalojnë përmes placentës janë të rëndësishme për zhvillimin e mirë të vaginës së vajzës?

Sekrecionet mund të jenë të trasha dhe me ngjyrë gri në të bardhë por edhe të verdhë apo të ngjashme me gjakun. Kjo është një mënyrë nëpërmjet së cilës trupi i fëmijës shkarkon hormonet e marra në shtatzani prej nenes.

Si të mbajmë të pastër trupin e fëmijës në këtë rast?

Rrjedhjet vaginale nuk kërkojnë trajtim special. Ju mund të pastroni vajzën me letër të lagur ujore apo edhe ta lani me ujë duke u siguruar që pastrimi të ndodhë nga para mbrapa. Mund të keni nevojë të fshini zonën vaginale disa herë deri në një pastrim të plotë.

Mos përdorni sapun apo shampo në këtë pastrim për të shmangur irritimet.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: