Nga lindja deri rreth muajit 3-4 të jetës gjumi gjatë ditës do të jetë i crregullt dhe do të shohim se ndërsa një ditë një dremitje zgjat 20 minuta ditën tjetër do të variojë në disa orë. Është kjo natyra e gjumit të porsalindurve që më poshtë do të shikojmë përse ndodh. Më pas, rreth muajit 5-6 do të shikojmë një zgjatje të gjumeve të ditës dhe do të dimë më mirë le të themi sa dremitje do t’i nevojiten gjatë ditës.
Është shumë e rëndëishme të ecim me intervalet e qëndrimit zgjuar!
Nëse në moshën 0-3 muajshe do të caktonim të ndiqnim një skemë me orare fikse do të ishte frustruese, dhe jo vetëm frustruese por edhe e pamundur për vetë faktin se sic e ceka edhe me sipër gjumi në këtë moshë do të ndryshojë nga dita në ditë, dhe nëse ne pretendojmë të ndjekim një skemë të caktuar oraresh që kemi ndjekur sot, nesër do të jetë e vështirë për vetë faktin se fëmija mund të zgjasë ose shkurtojë dremitjen dhe kjo është ok. Prandaj, fokusin gjatë kësaj periudhe e vendosim tek intervalet që fëmijës i ndjekim që përkojnë me:
30-45 minuta nga lindja deri në fund të muajit të parë;
45-60 minuta 1-2 muajsh;
60-90 minuta 2-3 muajsh;
90-120 minuta 3 muajsh+
A mund të bëjmë dicka për të përmirësuar cilësinë e gjumeve të ditës tek të porsalindurit?
Edhe pse në natyrën e gjumit të një fëmije të kësaj moshe është normale të flejë shkurt në disa ditë dhe gjatë ditën tjetër po, ka disa gjëra që mund të bëni për të përmirësuar gjumin dhe ato janë:
Mos prisni të flejë vetë, merreni fëmijën dhe përgatiteni ju për gjumë sa herë shikoni se intervali i qëndrimit zgjuar po plotësohet;
Ndihmojeni të flejë. Në këtë moshë do të ketë dremitje që do të flejë pa ndihmë do të ketë dremitje që do të duhet të ndërhyni juve. Bëjeni. Përsa kohë i jepni praktikë në të dyja format është tërësisht ok;
Vendoseni të flejë në dhomën e vet, përdorni një mbështjellëse nëse shikoni se e ka të vështirë të bjerë në gjumë;
Sigurohuni të jetë ushqyer mjaftueshëm;
Sigurohuni që gjatë kohës së qëndrimit zgjuar të ketë bërë aktivitet fizik normal për moshën, psh tummy time. Ndihmon në krijimin e presionit të gjumit. Gjatë 1 orëshit nuk është njësoj presioni për një fëmijë që kalon qoftë edhe pak caste tummy time me një fëmijë që qëndron vetëm shtrirë;
Nxirreni jashtë shëtitje qoftë edhe pak minuta.
Mbani mend se: Nëse fëmija ka fjetur shumë orë në një dremitje mund të qëndrojë zgjuar edhe disa orë pas atij gjumi dhe anasjelltas. Nëse fle shkurt do të kërkojë më pak qëndrim zgjuar dhe kjo është tërësisht ok.
E dini se programi 0-3 muajsh “Mireseerdhe Bebush” eshte nje program qe ka ndihmuar shume nena te mesojne me teper se kaq? Por edhe si te ndihmoni femijen te fleje ne menyre te pavarurur ne menyre graduale, per te krijuar zakonet e mira te gjumit qe ne lindje? Ndihmon te kuptoni cilat jane teknikat per te vendosur ne gjume te porsalindurin, per ta qetesuar gjate pasdites kur qan, per ta cuar ne mbremje ne orarin e duhur etj etj etj?
Nese deshironi te dini me teper shkruani ne DM ne Instagram si edhe vizitoni linkun e programit duke klikuar KETU:https://botaegruas.al