fbpx

Bota e Gruas

A është normale që fëmija të kalojë diarre gjatë daljes së dhëmbëve?

Para se të merrni të mirëqënë teorinë se diarreja që fëmija po zhvillon ka lidhje me daljen e dhëmbëve, duhet të shikojmë pak simptomat e të dy problemeve.

Disa simptoma të daljes së dhëmbëve:

  • Fëmija do të kafshojë si edhe të thithë;
  • Ka dhimbje të xhinxhivave;
  • Rritet sasia e pështymës në gojë;
  • Mund të ketë skuqje në fytyrë;
  • Vihet re një rritje e lehtë e temperaturës. Temperatura mbi 38 gradë nuk konsiderohet më si simptomë e daljes së dhëmbëve.

Simptomat e diarresë:

  • Del shumë shpesh jashtë në formë të ujshme;
  • Fecet janë në sasi më të mëdha se zakonisht;
  • Fecet janë tepër të ujshme e madje shpesh dalin edhe nga pelenat.

Cfarë lidhje mund të ekzistojë mes diarrese dhe daljes së dhëmbëve?

“American Academy of Pediatrics” shprehet se dalja e dhëmbëve nuk shkakton ekzaktësisht diarre. Por sipas tyre ka disa arsye përse duket se diarreja ka lidhje me fazën në të cilën po kalon fëmija.

Dalja e dhëmbëve përkon zakonisht me muajin e 6 të jetës, moment në të cilin shumë nëna fillojnë të prezantojnë ushqime të reja në dietën e fëmijës. Gjatë këtij procesi, aparatit tretës së fëmijës i duhet një periudhë kohe të mësohet me ushqimet e reja, dhe kështu fecet do të ndryshojnë.

Në këtë ndryshim bëjnë pjesë edhe edhe episode diarreje.

Nga ana tjetër në këtë periudhë fëmijët humbasin antitrupat që kanë marrë nga nëna gjatë lindjes. Dhe për pasojë janë më të prirur të preken nga infeksione që shkaktojnë diarre.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: