fbpx

Bota e Gruas

A është i sigurt përdorimi i kremit për nxirrje apo solarit në shtatzani?

Ka disa momente gjatë periudhës të shtatzanisë ku femra nuk ndihet më tërheqëse dhe një nga gjërat që mund të ndihmojë në rritjen e vetvlerësimit tuaj sigurisht që mund të jetë të pasurit e një lekure të nxirë ose me fjalë të tjera “ të ledhatuar nga dielli”.
Lajmi i mirë është se përbërësit e locioneve apo kremrave për nxirje nuk janë të demshme keshtu që mund të përdoren gjatë shtatzanisë, pasi këto produkte qëndrojnë në siperfaqe të lëkurës tuaj dhe nuk ndikojnë negativisht në zhvillimin e femijës. Do të rekomandoja mospërdorimin e sprajit për nxirje pasi permban grimca të dëmshme aerosoli të cilat mund të thithen gjatë perdorimit dhe të dëmtojnë mushkëritë tuaja. Madje ato mund të arijnë të futen deri në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kjo po që ka një ndikim negativ në zhvillimin e femijës..

Po në lidhje me përdorimin e solarit?

Përsa i përket përdorimit të paisjeve të solarit, duhet theksuar se ekzistojnë disa probleme serioze që mund të ndikojnë si tek nëna ashtu edhe te femija. Një nga këto probleme është se përdorimi i solarit paraqet të njëjtën rrezikshmeri si dielli pasi përmbajnë dhe rrezatojnë rreze ultraviolet të cilat mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Sipas një studimi, nqs solari përdoret 10 herë në vit atëherë mundesia e krijimit të melanomës do të jetë më e madhe. Melanoma është një lloj kanceri i lekurës e cila mund të perhapet dhe të prekë edhe placentën, pra nëqoftëse kjo ndodh do të përballeshim me pasoja shkatërruese si për nënën dhe për fëmijen. Gjithashtu, një nga problemet që mund të haset gjatë përdorimit të solarit apo të saunës ne periudhen e shtatzanisë sidomos gjatë trimestrit të parë, është se mund të ndikojë në rritjen e temperaturës të trupit tuaj dhe si pasojë mund të krijojë keqformim spinal gjatë zhvillimit të fëmijës. Gjithashtu, qëndrimi në shpinë për një kohë të gjatë mund të pengojë qarkullimin e gjakut drejt zemres të nënës dhe të fëmijës. Nëqoftëse kjo ndodh mund të keni marje mëndsh si dhe këputje të trupit.
Së fundmi, një anë tjetër negative ka të bëjë me gratë shtatzëna që kanë një lëkurë të ndjeshme dhe ekspozohen në rreze ultraviolet si në solar apo në diell mund të jenë më të prekura nga chloasma të cilat shfaqen në formën e pikave të errta në fytyrë dhe me raste në krahë.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: