Shpesh më ndodh që të bisedoj dhe përballem me persona të ndryshëm, të cilave në momentin që ju thua se “fëmijët kanë nevojë të mësojnë të flejnë më mirë” direkt mund ta lidhin këtë me rëndësinë ose jo të një trajnimi që nëna duhet të ndjekë, dhe në më të shumtën e rasteve sa herë biseda thellohet të them të drejtën shikoj se argumentat e tyre duken gjithmonë e më tepër konfuze, të përgjithshme dhe aspak mirësqaruese në lidhje me problem konkret që mund të kemi përballë.
Në rastet më të mira mund të thonë se: gjumi është nevojë fiziologjike, shumë njerëz janë kundër trajnimeve, është nevojë e fëmijës dhe kaq! Dhe kjo madje ka ndodhur edhe në biseda me profesionistë shqiptarë të cilat më kanë mahnitur me aftësinë e tyre kundërshtuese dhe habitur me faktin se si nuk e cojnë dot deri në fund argumentimin e tyre. Nejse, jo pa qëllim po sjell një shkrim jo timin sigurisht, por një shkrim të përshtatur në shqip dhe të shkruar nga Elisabeth Super, mjeke pediatre dhe specialist e problemeve me gjumin e fëmijëve në Oregon.
A është gjumi i mirë dhe i qetë sipas saj një sjellje e fituar? Apo një sjellje e lindur?
Në momentin që fëmija lind ne vërejmë se edhe temperamenti i fëmijës përsa i përket gjumit do të ndahet në dy kategori, dhe ndoshta edhe ju do të gjeni se ku fëmija juaj bën pjesë.
Do të kemi fëmijët të cilët janë në gjendje të kthehen në gjumë gjatë ditës apo natës pa sinjalizuar një zgjim. Pra praktikisht do t’i shohim se ata mund të fusin gishtin në gojë, mund të rrotullojnë kokën në shtratin e tyre, me rritjen mund të flejnë shumë mirë me vetëm një arush të cilin e quajmë mik gjumi. Pra deri këtu jemi ok.
Dhe shikojmë temperamentin tjetër të fëmijës përsa i përket gjumit, që është ai sinjalizues! Pra përkon me zgjimin e fëmijës në cdo kalim cikli që ai bën gjatë natës për të kërkuar ndihmë prej jush që të kthehet në gjumë. Sipas mjekes, këtyre fëmijëvë ju nevojitet më tepër kohë dhe normalisht ka masa që mund të marrë familja për të përmirësuar mënyrën si do të flejë. Për këta fëmijë do të jetë më e vështirë të mësojnë të flejnë vetë, do të jetë më e vështirë të përshtaten pasi gjumi i tyre crregullohet pas pushimeve apo një problem shëndetësor, por cdo gjë ka zgjidhje!
Temperamenti i fëmijës mund të ndryshojë me kalimin e kohës!
Cilido qoftë temperamenti që fëmija ka shfaqur në këtë drejtim muajt e parë të jetës, aftësia për të bërë një gjumë më të mirë është një aftësi që mund të fitohet dhe po, mund t’i mësohet fëmijës! Ndoshta shume njerëz mund të mendojnë “si mund të mësohet gjumi? Gjumi është një proces kaq natyral!” Po patjetër, që është një proces natyral por të mos harrojmë se edhe gjidhënia është një proces tejet natyral dhe tejet i vështirë që po, ka nevojë t’i mësohet nënës si ta bëjë në mënyrën e duhur për të shmangur problemet!
Dr. Super thekson se me rritjen fëmija do të mësojë të fitojë aftësinë të sinjalizojë më pak zgjime. Dhe të gjithë e dimë se hapat e parë, të cilët i pohon edhe mjekja pediatre janë:
Qëndrueshmëria e një regjimi ditor;
Gjithmonë duhet të kemi një rutinë;
Filloni të mos e ndihmoni më në një moment fëmijën për të rënë në gjumë;
Tregohuni realë në lidhje me pritshmëritë ndaj zgjimeve të natës në varësi të moshës.