fbpx

Bota e Gruas

A duhet t’i japim bebeve melatoninë në formë suplementi për t’i bërë ata të flejnë më mirë?

Gjatë 3 muajve të parë të jetës organizmi i të porsalindurve nuk është në gjendje të prodhojë hormonin e melatoninës. Ky nuk konsiderohet problem dhe është krejtësisht normale.

Përse shërben melatonina?

Ashtu si ç’do hormon tjetër në organizëm e ka një funksion dhe në rastin në fjalë melatonina do të ketë si funksion rregullimin e ciklit gjumë/zgjim. Pra është në vija të trasha “hormoni i gjumit”. Duke qënë kështu, dhe nisur nga fakti se ora biologjike e fëmijës (ritmi cirkadian) gjatë muajve të parë nuk është zhvilluar për shkak se fëmija gjatë 9 muajve të shtatzanisë nuk ekspozohet në dritë, të porsalindurit do ta kenë të vështirë të bien në gjumë pa ndihmën tuaj.

A nevojitet në këtë rast melatonina dhe a është e sigurt të përdoret?

Jo! Në ditët e sotme nuk ekziston asnjë e dhënë shkencore që konfirmon sigurinë e përdorimit të melatoninës si suplement tek fëmija si një mënyrë për ta bërë atë të flejë më mirë.

Vlen të theksohet se prodhimi i melatoninës nuk është pjesë e ciklit të gjumit tek fëmijët e porsalindur dhe dhënia e hormonit si një suplement do të shkojë kundër zhvillimit normal të fëmijës si edhe orës së brendshme.

Me rëndësi është edhe fakti që shumë ekspertë në fushën e gjumit të fëmijës nuk e mbështesin dhënien e melatoninës tek fëmija.

Cilat do të ishin sugjerimet e mia në këtë rast?

  • Respektoni kohën e qëndrimit zgjuar të fëmijës nga një gjumë në tjetrin në mënyrë që ai të mos lodhet apo shkojë në shtrat pa qënë gati. Ky interval duhet të jetë i përshtatshëm sipas moshës dhe në muajin e parë rekomandohet të punohet me 45 minuta qëndrim zgjuar para dremitjes së parë të vazhduar 60 minuta tek dremitjet e radhës;
  • Nëse fëmija nuk ka konfuzion mes ditës dhe natës renia në gjumë ndihmohet duke e vendosur të flejë në një dhomë të errët dhe të qetë;
  • Ambienti ku fëmija fle nuk duhet të jetë më tepër se 20-22 gradë dhe veshja e fëmijës e përshtatshme;
  • Përdorni një mbështjellëse për të mbajtur nën kontroll refleksin Moro që është tepër i theksuar muajt e parë të jetës (zbehet rreth muajit 3-5);
  • E ndihmoni fëmijën me anë të përkundjeve të lehta të bjerë në gjumë. Në mënyrë që të qetësohet dhe të flejë më mirë por njëkohësisht nëse ua lejon dhe kur jua lejon i jepni fëmijës mundësinë të mësojë të bjerë pa ndihmën tuaj në gjumë;
  • Përdorni zhurmat e bardha me një intesitet jo më tepër se 50 decibel;
  • Ushqeni me qumësht gjiri. Trupi juaj gjatë pasdites prodhon melatoninë e cila edhe pse në sasi të vogël kalon tek fëmija duke ndihmuar në proçesin e gjumit të mbrëmjes.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: