fbpx

Bota e Gruas

9 mënyra për të stimuluar inteligjencën e fëmijës

Të gjithë prindërit e duan këtë. Përpiqen c’do ditë të bëjnë më të mirën për të stimuluar rritjen e nivelit të inteligjencës së fëmijës. Ushqimi zgjidhet i tillë që të stimulojë zhvillimin e mirë të trurit, lodrat dhe aktivitetet po ashtu.

Duke qene keshtu tashmë vijmë me një guidë që do të ndihmojë secilin prej jush në këtë detyrë të rëndëishme!

10 metodat me të cilat mund të stimuloni inteligjencën e fëmijës!

  • Mos ndërprisni gjumin e vogëlushit. Truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt gjatë fazës aktive të gjumit. Pikërisht gjatë kësaj kohe lidhja mes dy hemisferave të trurit fuqizohet. Prandaj kujdesuni që fëmija të flejë mjaftueshëm në mënyrë që të ketë një zhvillim më të mirë gjuhësor, të jetë më i përqëndruar si edhe të zhvillojë aftësi më të mira vetëkontrolli.
  • Sigurohuni që aktivitetet që kryen të jenë të një niveli të lartë. Kjo është e rëndësishme duke qënë se sipas studiuesve ka një lidhje të fortë mes aktivitetit fizik si edhe zhvillimit të trurit të fëmijës. Prandaj kaloni kohë cilësore me fëmijën si edhe kujdesuni për aktivitetet që ai bën gjatë ditës.
  • Zgjidhni muzikën e duhur për të. Nëse do të vendosni melodi të qeta zhvillimi i trurit do të ketë përfitime. Gjatë dëgjimit të muzikës relaksuese do të clirohet oksitocinë (ndodh edhe gjatë gjidhënies) e cila do të stimulojë zhvillimin kognitiv të fëmijës.
  • I flisni fëmijës. Kjo duke qënë se do të kuptojë lëvizjet e buzëve, tingujt dhe edhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve.
  • Vendosni zakone të mira në ushqyerje. Dieta duhet e balancuar në mënyrë që të stimulohet zhvillimi i trurit.
  • Favorizoni socializimin e fëmijës. Duke e ekspozuar në ambiente me fëmijë të tjerë ai do të mësojë vazhdimisht gjëra të reja.
  • I lexoni para gjumit ose i këndoni ninullë. Jo vetëm do të krijohet një lidhje më e mirë mes jush dhe fëmijës por truri do të stimulohet të bëjë më mirë lidhjen mes gjërave të reja.
  • E lini fëmijën të eksplorojë natyrën. Ecja në natyrë ndikon në qetësimin e fëmijës si edhe rritjen e funksionit të trurit.
  • I jepni mundësinë e zgjedhjes. Duke i dhënë alternativat tuaja dhe duke e lënë të zgjedhë mes tyre do të bëni të mundur zhvillimin e aftësisë për të marrë vendime në të ardhmen.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: