Si është të rrisësh dhe edukosh një princ? Mund të jetë një pyetje që shumë prej nesh ja bejnë vetes ndonjëherë.
Dhe Kate Middleton ka rrëfyer se në lidhje me dukimin e fëmijëve të saj i është referuar këhsillave të librit “Hoë to Raise a Happy, Healthy, Smart, Disciplined and Interesting Child, Starting from Birth”.
Dhe ajo nuk nguron të ndajë me të gjithë nënat kudo në botë rregullat që sipas saj janë të arta në lidhje me edukimin dhe rritjen e fëmijës
- Pranoni ndihmë
Sidomos gjatë javëve të para pas lindjes nënat e reja nuk duhet të ngurojnë të pranojnë apo kërkojnë ndihmë nga të afërmit. Edhe Kate mesa duket e ka bërë këtë. Pas lindjes së djalit të saj George ka qëndruar për disa javë në shtëpinë e prindërve të saj.
- Përpiquni të qëndroni sa më e qetë gjatë shpërthimeve të inatit të fëmijës
Sipas Kate nëse nëna apo babai do të sillen në po të njëjtën mënyrë menaxhimi i situatës do të bëhet edhe më i vështirë. Prandaj edhe ruajtja e qetësisë prej jush është më tepër e rëndësishme nga sa mendoni.
- I lini të jenë të pavarur
Fëmijët duhet të eksplorojnë botën si edhe të mësojnë nga gabimet e tyre. Rregulli i artë në këtë rast është dhënia e një shembulli të mirë dhe më pas një hapa mbrapa për të vëzhguar.
- Është shumë OK të jenë egoistë
Rregulli në pamje të parë mund të ngjajë shokues por në të vërtetë është shumë i vlefshëm. Fëmija nuk është në gjendje të ndajë sendet e veta me të tjerët nëse fillimisht nuk e kupton konceptin e posedimit të gjërave. Prandaj, nuk është aspak e gabuar që fëmija të kërkojë t’i kthehet lodra që ju morr. Është shumë e pranueshme që ju si nënë të kërkoni që ajo lodër të kthehet.
- Dëgjoni dhe luani muzikë
Pallati Kensington është i mbizotëruar nga muzika. Sepse autorja anonime e librit të cilit Kate i referohet përsa i përket edukimit të fëmijëve inkurajon pikërisht këtë. Pra nëna jo vetëm duhet ta bëjë fëmijën të dëgjojë muzikë por edhe të këndojë apo kërcejë.
- Fëmijët sipas Kate duhet të inkurajohen që të gjejnë taletet e veta
Ata duhet të ekspozohen ndaj eksperiencave të ndryshme. Le të luajnë futboll, basketboll, të pikturojnë dhe në fund prindërit duhet patjetër të inkurajojnë interesat e fëmijës.
- Vogëlushët nuk duhet të detyrohen që të bëjnë gjëra të caktuara
Nëse fëmija do të detyrohet të bëjë ai do të mendojnë se ju nuk jeni duke dëgjuar dhe nuk ju intereson si ndihet apo cfarë po përpiqet t’ju tregojë. Në momentin që fëmija nuk ndihet mirë në lidhje me dicka dëgjojeni dhe kuptoni për cfarë ka nevojë.
- I mësoni fëmijës që herët ndjenjën e falenderimit
Ata duhet të jenë mirënjohës për gjithcka që ju është dhënë dhe duhet patjetër të mësohen të thonë “faleminderit”