Gjatë shtatzanisë është shumë e rëndësishme që ushqyerja të jetë e shëndetshme, e balancuar si edhe në sasinë e duhur. E kundërta do të shkaktontë komplikacione tek vetë nëna apo tek fëmija.
Një dietë e shëndëtshme e pasur me perime do të mundësonte evitimin e komplikaconeve si diabeti gestacional apo deficencë duke qënë se përmbajnë vitamina, fibra etj.
Cilat janë 8 perimet që nuk duhet të ndani nga dieta juaj gjatë 9 muajve të shtatzanisë
- Patatja e ëmbël. Është një burim i shkëlqyer vitamine A, B si edhe C.
- Panxhari i kuq. Është shumë i pasur me vitamina si edhe fibra. Luajnë një rol thelbësor, shumë të rëndësishëm përsa i përket zhvillimit të sistemit imunitar.
- Specat. Të pasura me vitamina dhe fibra.
- Brokoli. Me një sasi të lartë vitamin K dhe folate. Lehtëson edhe simptomat e konstipacionit.
- Bizelet. Janë të pasura me vitaminën C, K si edhe fibra.
- Perimet gjethejeshile. Përmbajnë sasi të lartë fibrash, karotenide si edhe folate.
- Majdanozi. I pasur me proteina, Vitaminë E si edhe riboflavinë.
- Domatet. Janë burim i shkëlqyer i Vitaminës C, K dhe biotinë.
Disa ushqime të tjera që rekomandohen të konsumoni në shtatzani!
- Produkte bulmeti të pasterizuara. Prebiotikët reduktojnë problemet me tretjen.
- Bishtajoret janë të pasura me folate, që ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindura.
- Salmon. Është I pasur me acide yndyrore si edhe vitaminë D.
- Vezët përmbajnë kolinë. E rëndësishme për zhvillimin e trurit.
- Mishi. Burim shumë I mirë proteinash dhe koline.
- Peshku. Burim i vitaminës D si edhe omega-3.
- Boronicat. Janë të pasura me anti-oksidantë si edhe vitaminë C.
- Avokado. Është e pasur me acide yndyrore të shëndetshme, fibra, folate si edhe kalcium.
- Frutat e thata.