Shumë nëna të reja menjëherë pas lindjes mund të duan t’i rikthehen menjëherë rutinës së mëparshme, por duhet të tregohet kujdes në rastet e lindjes me operacion cezarian.
Për ndaj 8 aktiviteteve!
- Mos filloni menjëherë rutinën sikur asgjë të mos kishte ndodhur! Mos harroni se duhet të pushoni, i jepni kohë trupit të rikuperojë.
- Mos u ndjeni fajtore! Nisur nga fakti që shpesh dëgjojmë kritika ndaj nënave që lindin me operacion, duhet të theksojmë se nënat që lindin në mënyrë natyrale nuk janë më tepër nëna se juve! Prandaj mendoni pozitivisht, kjo do t’ju ndihmojë edhe të rikuperoni më herët.
- Kujdesuni për dietën ushqimore e cila duhet të jetë e pasur me fibra. Është e rëndësishme të evitohen ushqimet që shkaktojnë kostipacion.
- Kujdes kur kolliteni, teshtini apo qeshni fort. Mbani me dorë zonën e plgaës kur kryeni këto veprime.
- Mos filloni menjëherë palestrën. Mund të bëni ecje por jo aktivitet esktrem fizik, edhe pse mund të dëshironi shumë të riktheheni në formë pak kohë pas lindjes.
- Mos ngrini në krahë asgjë më të rëndë se fëmija. Evitoni ecjet ditët e para me beben në krahë duke qënë se kanë tendencën të gjuajnë me këmbë dhe për pasojë mund të lëndohet plaga. Edhe nëse ngrini fëmijën në krahë duhet ta bëni me kujdes duke qënë se krijohet njëfarë presioni që mund t’ju lëndojë.
- Kujdes me seksin pas lindjes. Minimalisht 6-7 javë nuk duhet të kryeni marrëdhënie intime.
- Evitoni dushin e plotë gjatë javës së parë, kjo pasi plaga e freskët mund të infektohet nga kontakti me ujin dhe për pasoë do të përballeni me komplikacione.