E qara e fëmijës nëse nuk kuptohet nga se vjen mund të shkaktojë njëfarë paniku tek ne prindërit. Nuk hiqet mundësia që në këtë rast nëna apo babai të mendojë se fëmija ka një problem fizik.
Atëherë cfarë propozojmë për të qerësuar fëmijën menjëherë?
- Tinguj qetësues tek veshi
Të gjitha kemi provuar me shshshsh tek veshi i fëmijës ndërsa e përqafojmë pranë vetes. Në këtë rast truri i fëmijës përgjigjet duke shkaktuar një normalizim të rrahjeve të zemrës si edhe relaksim të muskujve. Nuk është cudi që bebi të fokusohet më tepër tek përshpëritja dhe të “harrojë” të qarën.
- Ninulla
Nëse fëmija është duke qarë muzika mund të shkaktojë një qetësim të sistemit nervor të fëmijës. Edhe në këtë rast përgjigja do të vijojë me ulje të rrahjeve të zemrës si edhe qetësim të frymëmarrjes. Mos nënvlerësoni edhe potencialin që zëri juaj ka në qetësimin e fëmijës. Prandaj ninullat mund t’i këndoni edhe personalisht.
- Zhurmat e fëmijëve të tjerë
Ndërsa fëmija është duke qarë ju mund të vendosni të qeshurën apo zërin e një fëmije tjetër ndoshta duke kërkuar në youtube. Kjo do ta bëjë beben të shkëputet nga cikli i të qarës dhe të qetësohet disi.
- Qetësoni ambientin
E dini se bebet qajnë edhe për shkak të stimulimit të tepërt që ata marrin? Në këtë rast mund të ulni disi dritat dhe zhurmat në dhomën ku qëndron fëmija.
- Ndryshoni ambientin
Nëse famija juaj nuk qetësohet mund të provoni të ndryshoni ambientin ku po qëndron. Një tjetër pamje (psh kalohet nga salloni në oborr) e bën fëmijën të ndryshojë edhe gjendjen humorale.