fbpx

Bota e Gruas

5 mënyra për të përmirësuar aftësitë sociale të fëmijës

Aftësitë sociale të fëmijës përfshijnë një sërë sjelljesh që mundësojnë ndërveprimin e të voglit me të tjerët në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra kur flasim për aftësi të mira sociale të fëmijës, i referohemi marrëdhënieve të shëndetshme që ai krijon me individë të tjerë.

Përse është e rëndësishme të favorizohen aftësitë e mira sociale të fëmijës?

Dicka e tillë duhet të inkurajohet në mënyrë që të evitohen problem të mundshme të cilat mund të cojnë në izolimin e fëmijës, sjellje shqetësuese dhe shkatërruese tek vogelushi të cilat vijnë pikërisht si rezultat i një menaxhimi të keq të aftësive sociale.

3 aftësitë më të rëndësishme sociale të fëmijës

  • Besimi. Në themel të kësaj aftësie qëndron vetebesimi dhe vetëkontrolli i fëmijës. Është e rëndësishme që fëmija të mësojë të ketë besim tek ajo c’ka është në gjendje të arrijë. Dhe mbi të gjitha duhet të jetë në gjendje edhe të kontrollojë veprimet e veta, duke përfshirë këtu edhe mënyrën e reagimit ndaj një situate stresuese.
  • Komunikimi. Këtu pëfshihet edhe mënyra si fëmija është në gjendje të mbrojë mendimet e veta. Pra ai nuk duhet ta bëjë këtë në mënyrë agresive. Ai duhet të mësojë të jetë në gjendje të dëgjojë si edhe të përgjigjet në mënyrë të qetë, të jetë në gjendje të bëjë një bisedë e cila do të ketë ndikim tek dëgjuesi.
  • Empatia. Aftësia e fëmijës për t’u vendosur në vendin e tjetrit në njëfarë mënyre për të kuptuar si do të ndihet ai ndaj një situate të caktuar.

3 mënyra për të  favorizuar aftësitë sociale të vogëlushëve

  • E ndihmoni të përcaktojë emocionet që ndien. Nëse ai do të jetë në gjendje të kuptojë se cfarë ndien do të jetë në gjendje të zhvillojë si duhet edhe ndjenjën e empatisë. Pa dyshim do të mësojë edhe si të menaxhojë emocionet që ndien.
  • Promovoni ndërveprimet sociale. Fëmijët kanë nevojë për ambiente të tilla që favorizojnë lidhjet me persona të tjerë. I jepni besimin në mënyrë që të ndihet i sigurt ndërsa është në kontakt me ta.
  • E shpërbleni për rezultatet që arrin. Duke ndier mbështetjen tuaj fëmija do të mësojë të besojë edhe tek vetja. Në momentin që bën dicka që juve nuk ju pëlqen shpjegojani në mënyrë të tillë që të kuptojë se është sjellja që nuk keni aprovuar apo që nuk e doni jo ai personalisht.
  • Krijoni situata që favorizojnë punën në grup. Në këtë mënyrë ai do të ndihet i përfshirë si edhe do të mësojë si të zgjidhë problemet në grup.
  • Promovoni pavarësinë e fëmijës. Kjo është pikërisht një aftësi që fitohet falë rolit të prindërve. Duke i bërë fëmijës të kuptojë se ka situata në të cilat do të mund t’ja dalë edhe vetëm ju do të favorizoni zhvillimin e pavarësisë në karakter.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: