fbpx

Bota e Gruas

4 pikat kryesore ku duhet të fokusoheni që të ndihmoni të porsalindurin të flejë më qetë gjatë natës

Në këtë moshë ka 4 pika kryesore ku duhet të fokusoheni në tentativë për një gjumë më të qetë gjatë natës për bebet e porsalindura.

Duhet të bëni ditën ndryshe nga nata!

Tek disa fëmijë të porsalindur dita dhe nata ngatërrohen, dhe kjo është terësisht normale të ndodhë gjatë muajve të parë të jetës. Do të shohim si fëmija do të flejë mirë gjatë ditës, në intervale të gjata dhe gjatë natës do të flejë shumë pak, shkurt, do të qajë, do të grindet ose thjesht do të qëndrojë zgjuar duke bërë atë që duhet praktikisht të bënte gjatë ditës. Prandaj duhet të kuptoni sa orë gjumë i nevojiten fëmijës sipas moshës (keni skemat tek ëebi), në mënyrë që të mos arrijë të bëjë më tepër gjumë nga sa duhet gjatë ditës, të filloni të limitoni kohëzgjatjen e dremitjeve, të ekspozoni fëmijën në dritë natyrale, mos harroni se atë që bën drita natyrale nuk e bën asnjëherë drita e apartamentit tuaj prandaj mos i kurseni shëtitjet në ajër të pastër. Gjatë ditës mos kufizoni zhurmat, i flisni fëmijës, e stimuloni gjatë kohës së qëndrimit zgjuar dhe gjatë natës e kundërta. Mos ndizni drita kur ushqeni, maksimumi përdorni dritën e kuqe, dhe në mënyrë graduale me kalimin e javëve do të shikoni si ky problem do të zgjidhet.

Fokusohuni tek metodat që qetësojnë të porsalindurin!

Dhe asgjë më mirë se krijimi i ambientit si në barkun e nënës nuk do të ndihmonte të porsalindurin të qetësohej! Për këtë do t’ju  ndihmonte përdorimi i mbështjellëses, shushuritjet, qëndrimi në pozicion barkazi gjithmonë nën kujdesin tuaj, përkundja e lehtë dhe thithja. Kjo është teknika 5s e cila në shumë raste do të jetë shpëtim për të qetësuar fëmijën para gjumit.

I porsalinduri do të vazhdojë të zgjohet gjatë natës!

Uria është një nga arsyet më kryesore që e zgjon fëmijën në këtë moshë por edhe tejlodhja! Si të kuptoni nëse zgjohet për njërën arsye apo për tjetrën? Në rast tejlodhje fëmijën do ta kemi të zgjuar pas rreth 30-40 minutave nga vendosja në gjumë dhe do të refuzojë të flejë në momentin që e vendosim të flejë. Prandaj flasim për intervale të qëndrimit zgjuar për secilën moshë që në njëfarë forme të mbajmë nën kontroll tejlodhjen. Përsa i përket urisë zakonisht në rast se fëmija zgjohet sepse ka nevojë për ushqim do të shohim se intervalet që do të kalojë në gjumë deri në zgjimin e radhës do të jenë më të gjata.

Refluksi dhe problemet me barkun!

Shumica e të porsalindurve kanë probleme pikërisht me të vjellat si edhe gazrat apo dhimbjet e barkut. Njësoj si edhe dhimbjet e barkut refluksi do të shkaktojë shqetësime tek fëmija gjatë kohës që është në gjumë. Prandaj kujdesuni që gjatë ditës të masazhoni disa herë në ditë gjatë ndërrimit të pelenës pjesën e barkut të fëmijës, përdorni pika nëse mjeku jua sugjeron, tregoni kujdes me ushqimin që konsumoni nëse jeni nënë gjidhënëese, gromësini fëmijën shpesh gjatë ushqyerjes dhe mbani atë në pozicion vertikal për 25-30 minuta nëse ka refluks, ngrini dyshekun në pjesën e kokës pak më lart për ta qetësuar disi refluskin.

Për më tepër këshilla dhe teknika si të qetësoni dhe vendosni në gjumë fëmijën mund të bëheni pjesë e programit Mirëseerdhe Bebush për moshën 0-3 muajshe!

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: