fbpx

Bota e Gruas

11 shenja që tregojnë se fëmija ka nevojë për më tepër ushqim

Një nga shqetësimet më të shpeshta të nënave është fakti nëse arrijnë të kenë mjaftueshëm qumësht gjiri ose fëmija nuk është duke pirë mjaftueshëm qumësht formule. Pra në të dyja rastet nëna mund të jetë në dilemë në lidhje me ushqyerjen e bebes.

Dhe si kuptohet nëpërmjet disa shenjave se fëmija ka nevojë për më tepër ushqim?

  • Vazhdon të qajë. Ndërsa ju sapo e keni ushqyer, pelena është e thatë, fëmija fillon të qajë dhe duket se nuk ka shenja shqetësimesh.
  • Nuk është duke shtuar si duhet në peshë.
  • Fëmija fillon të thithë. Nëse vini re se bebi është duke thither buzët ushqeheni sa më parë.
  • Nuk kemi mjaftueshëm pelena të lagura. Ky është një tregues i rëndësishëm. Një bebe duhet patjetër të lagë 6-8 pelena në ditë (minimalisht).
  • Kemi urinë me ngjyrë të errët, që është një shenjë se fëmija nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht. Në këtë rast urina do të jetë e trashë, e errët e ngjashme me lëngun e mollës.
  • Gjinjtë tuaj janë shumë të fryrë. Nëse jeni nënë gjidhënëse duhet të kuptoni se nësë gjinjtë tuaj janë shumë të fryrë pasi fëmija ka pirë me siguri nuk ka marrë mjaftueshëm qumësht.
  • Fëmija zakonisht duket i irrituar.
  • I vogli qesh ndërsa pi. Në këtë rast do të fillojë të luajë me gjirin dhe kjo tregon se fëmija është i kenaqur nga ushqimi, kërkon më tepër.
  • Nuk duket sikur gëlltitet, nuk ndjeni kërcitjet në fyt.
  • Goja e fëmijës duket e thatë. Edhe sytë shfaqin shenja dehidratimi.
  • Kapërcen një vakt. Nëse vazhdon të flejë shumë gjatë dhe nuk merr si duhet peshë flisni me mjekun që të zgjoni fëmijën duke mos e lënë pa pirë për më tepër se 3 orë.

Share:

Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Impakti i verdhëzës tek gjidhënia

Një pjesë e madhe e fëmijëve të porsalindur kalojnë verdhëzën, dhe kjo nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi! Verdhëza mund të ketë

Keni probleme me gjumin e fëmijës?
Probleme me gjidhënien?

Kontaktoni në numrin e telefonit ​

Direct Transfer IBAN: