Mendoni se jeni shtatzanë? Shikoni për këto shenja. Pjesa më e madhe e tyre shfaqen vetëm disa javë pas ngjizjes së fëmijës.
Cilat janë 10 shenjat që tregojnë se një shtatzani po vjen?
- Nuk keni cikël
Sidomos nëse keni perioda të rregullta dhe tashmë mungon me siguri një bebe po i shtohet familjes. Disa femra mund të kenë një cikël shumë të shkurtër dhe me fluks të lehtë edhe nëse ngjizja ka ndodhur.
- Ndieni lodhje
Kjo ndodh pasi kur ngelni shtatzanë një pjesë e mirë e energjive shkojnë për ndërtimin e placentës. Fill pasi embrioni është ngjizur mund të fillojnë shenjat e para të lodhjes.
- Fillon të rritet ndjeshmëria ndaj aromave
Madje që në fazat e hershme të shtatzanisë. Mund të ndodhë që nuhatja të ndryshoje edhe në lidhje me perceptimin e aromave. Nuk është çudi që një aromë e preferuar të kthehet në bezdisëse dhe anasjelltas.
- Ah ato mëngjeset me të përziera!
Edhe pse mezor i prisni këto shenja jam e sigurt që kjo do të jetë më bezdisësja. Por lajmi i mirë është se zgjat vetëm përgjatë javëve të para.
- Një hundë e ndjeshme? Edhe një ndryshim në shije!
Do të çuditeni kur ushqime që më parë i urrenit mund të kthehen në të preferuarat tuaja dhe anasjelltas. Neps për diçka që më parë nuk e preferonit? Me vrap në farmaci!
- Kush tha se duhet të jeni gjithmonë në humor?
Madje kush tha se humori juaj duhet të jetë njësoj në orën 15:00 me humorin e orës 15:03? Ja një tjetër shenjë shtatzanie që na shkaktojnë hormonet. Merrni frymë thellë! Gjithçka do të shkojë mirë!
- Mos ma prek gjoksin!
Do të jetë shprehja e ditës brenda dhomës së gjumit… Ai do të fryhet, rritet dhe do të jetë i ndjeshëm. Do të errësohen areolat dhe do të jetë më i nxehtë. Shkaktar për këtë është progresteroni dhe estrogjeni.
- Duhet të shkoni më shpesh në tualet!
Nevoja për urinim do të rritet rreth 2-3 javë pas ngjizjes së fëmijës duke qënë se uterusi rritet dhe do të ushtrojë presion mbi fshikëzën e urinës.
- Mund të keni njolla gjaku
Kjo madje është një prej shenjave më të hershme të shtatzanisë. Ndodh rreth 6-12 ditë pas ngjizjes dhe ky është pikërisht momenti kur embrioni implantohet në muret e uterusit.
- Temperatura bazale rritet
Me rreth 1 gradë.