Bota e Gruas

Zona e Konsultave 4-6

18 thoughts on “Zona e Konsultave 4-6

  1. Pershendetje!
    Dje mora programin 4-6 muaj. Djali im dhe nje jave ben 3 muaj.
    Ne vijim te komunikimit: lexova materialin e dhene nga ju. Por, gjithsesi do te doja te flisja me ju per me shume detaje.
    Faleminderit!
    Pune te mbare.

    1. Deada pershendetje.

      Patjeter. Ne vijim konsultat mund ti bejme ketu ose ne adresen e emailit konsulta@botaegruas.online. Per cdo gje me shkruaj.

      Te falenderoj.

      1. Pershendetje!
        Kam vajzen 3 muajshe dhe kam marre programin 4-6.Pres tia filloj pas gushtit.I kam lexuar te gjitha planet por kam nje problem te vogel qe vajza esht e varur shum nga tundjet dhe nga gjoksi.Sdi cfare teknike te perdor ne kete rast pasi me ndodh qe edhe pse esht e pergjumur ne krah kthen koken vazhdimisht per te kerkuar gjoksin,pasi ia jap,e ze gjumi direk( flas gjate dites).Gjate nates zgjohet vetem dy here ben thithje aktive por te shkurtra 5-10 minuta.Edhe e ze gjumi duke pire( pin me sy mbyllur akoma)dyshoj se esht ves.Zgjimin e ben rreth ores 5:30-6:30. Dremitjet gjate dites i ka nga nji ore…nji here ne dit flen deri ne 2 ore ose 2 e gjys. Ben 4 dremitje ka raste edhe 5 kur flen me pak se nje ore.Kam nje jave qe dua ta vendos ne gjume ye pakten ne 20,,edhe kur e ze zgjohet perseri deri sa shkon ora 21,ashtu e pergjumur.Gjithmone pasi e ve ne gjume ne darke zgjohet edhe nje here pas rreth gjysem ore duke kerkuar gjoksin pastaj flen deri ne 00-1,zgjimin tjt e ben nga ora 3-4.
        Ndoshta kjo pyetja e fundit nuk lidhet me trajnimin por doja nje keshille nga ti.Vajzen e kam mesuar veten ne krah qe ne fillim( ndryshe nuk flinte) tani qe esht vape dhe kisha deshire te pakten te beja disa dite plazh, do doja ta mesoja te flinte ne karroce kam provuar duke e tundur ne erresir por vetem qan dhe nuk qetsohet.Cfare me keshillon? (Kam bere shum pyetje e dashur ,por kam shume pikpyetje dhe dua te qartesohem 🙈)

        1. Edhe dicka te fundit.Shtepia ku ndodhem per momentin ka shum zhurma per shkak se jemi afer rruges kryesore.Nga tetori besoj spostohem tek shtepia e re qe esht zone shume e qete.Kjo esht dhe nje nga arsyet se pse nuk po ia filloj tani. Gjate dites me ndodh dlqe zgjohet nga buria e ndonje ose nje zhurme e ndonje makine(sidomos gjate kesaj peridhe ka shume). .Por vajza ben 7 muajshe ne tetor.Mund te perdoret e njejta teknike e programit? A esht e mundur qe te vazhdoj me konsultat edhe pse ka kaluar shume kohe qe kur kam marr programin?

          1. Klaudja po, kur te fillosh me shkruaj persa kohe ti nuk ezauron konsultat gjate ketyre muajve 🙂

        2. Klaudja pershendetje e dashur. Te nevojitet te punosh me planin 1 te trajnimit, qe trajton varesine ndaj gjirit. Atje duhet te fokusohesh. Ne kete rast cdo problem qe ke me siper do te marre forme (do te zgjidhet kur te filloje trajnimi), pra une do te kisha sugjeruar ta nisje dhe me pas cfare problemesh do te na dilnin rruges e trajtojme bashke.

          Persa i perket gjumit ne karroce beji rutinen para, respektimin e intervaleve te qendrimit zgjuar etj dhe me pas tento here pas here ta besh te mesohet ne karroce. Ka femije qe realisht kete nuk e preferojne por provoje para se te nisesh <3

  2. Pershendetje kam marr programin 4-6 muaj,un dua te praktikoje metoden e shpejte ,pasi qe djali ka varesi nga tundja ne krah,por me sa e shoh metoda e shpejt nuk eshte e shpjeguar me gjeresisht sikur se metoda e ngadalt,apo un nuk e kam kuptuar mire,faleminderit paraprakisht!

    1. Kaltrina pershendetje.

      Metoda e shpejte perkon me vendosjen e femijes nga djepi direkt ne shtrat pa faze parapergatitore. Ne rastin e perkundjeve nuk aplikon reduktin te intesitetit naten 1-4 por kalon direkt nga rutina ne vendosjen e femijes ne shtratin e vet dhe kur qan e perkedhel sipas te dhenave. Pra ti thjesht shmang ate cfare duhet te besh naten 1-4 dhe kalon direkt tek 5-8.

      Por ki parasysh se metoda e shpejte perkon me shume te qara. Nese ke paqartesi me shkruaj te lutem.

      Faleminderit.

      1. A mund te behet ushqyerja dhe rutina ne shtratin ku do te fle beba?

  3. Pershendetje, une do filloj programin 4-6 neser bebi eshte 6 muajshe e 1 jave. Nuk e di nga tja nis sepse eshte mesuar qe kur do te poj do errsire dhe do ta bej dhe gjumin ne gjoks diten dhe ne dark qe ta zej gjumi do te pije sado qe e ushqej gjysem ore para dmth sa e ve ne gjoks fle gjum. E kam provuar ta ushqej ne sallon ne drite nuk do t epije fare dhe acarohet

    1. Lediana pershendetje.

      Fillimisht duhet te kesh lexuar dhe kuptuar programin, nese ka dicka qe e ke te paqarte e diskutojme bashke. Nenat zgjedhin qe konsulten ta bejne ne kete zone ose nepermjet emailit konsulta@botaegruas.online

      Eshte e drejta jote ta besh si te ndihesh me mire. Persa i perket ushqyerjes mundesh ta besh edhe ne dhome te qete dhe te erret dhe me pas vazhdon me rutinen, kur flasim te erret ul pak dritat qe te mos jene te forta. Nese ti mendon se kjo do te ndikonte ne menyren si femija do te pinte atehere do te sugjeroja te beje rutinen dhe ta ushqeje si gjithmone por nevojitet qe femija te hiqet nga gjiri zgjuar, pra cdo nate me teper zgjuar derisa te arrish naten e 4 ta heqesh nga gjiri teresisht zgjuar dhe te vazhdosh me pikat e trajnimit sipas programit. Pra ne vazhdim eshte ok ta ushqesh por pa e lene te bjere ne gji. Se di sa e qarte isha, te lutem me pyet.

      Persa i perket pjeses tjeter, fillon me rutinen e mengjesit, pastaj aktivitetet e dites duke u fokusuar tek respektimi i kohes se qendrimit zgjuar mes dremitjeve, krijimi dhe ndjekja/zbatimi i rutines para cdo dremitje dhe me pas ne mbremje fillon trajnimin e mirefilllte.

      Ne vazhdim, ndersa ne gjate diteve do te jemi ne kontakt bashke (do te lutesha te me shkruaje per te ditur ecurine) do te vendosim kur do te fillojme trajnimin e dremitjeve. Kjo mund te ndodhe rreth dites 7-8 te trajnimit.

      Shpresoj te kem qene e qarte 🙂

  4. Pershendetje dua te filloj programim 7 deri 19 muajsh

    1. E dashur pershendetje.

      Tashme ju jeni bere pjese e programit, lexojeni, ndiqni videot, kuptojeni si funksionon dhe paqartesite/pyetjet mi shkruani ketu te lutem.

      Te falenderoj 🙂

      1. Pershendetje Artemisa. Une djalin e kam 6 muaj por nuk po arrij ta ve ne dremitjen e trete te dites. Djali gjumin e drekes e ben deri ne oren 14.30 ose 15.30. Megjithese lodhet dhe i skuqen syte fle vetem 10 min. Si ta bej qe te fleje se lodhet shume

        1. Ana pershendetje e dashur.

          Me cfare kohe te qendriit zgjuar je duke ecur te lutem? Qe te bej nje perllogaritje?

          Me tregon dot oraret e dremtjeve?

          1. Djali zgjohet ne 6.15, gjumin e pare e ben ne 8.00 deri ne 9.30 ise 10.00.
            Gjumin e dyte 12./12.30 me 13.15 ose 13.00 me 14.00.
            Pastaj mbasdite nuk fle pervec 10 min, dhe e ze gjumi ne 7 ose 8 ne darke

  5. Pershendetje! Ne cfare moshe perafersisht kalohet nga tre ne dy dremitje?

    1. E dashur pershendetje.

      Ka femije e bejne kete rreth moshes 6 muajshe, ka te tjere qe duhet pas muajit te 7. Nese i ka dhene sinjalet mund te analizojme per te kaluar ne nje dremitje me pak 🙂

Leave a Reply

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Bota e Gruas

Bota e Gruas