Bota e Gruas

Zona e Konsultave 0-3

94 thoughts on “Zona e Konsultave 0-3

  1. Pershendetje kam djalin 2 muajsh dhe ka ber ndrrimin e dites me naten dmth nuk flen naten deri ora 6 mengjes ose flen vetem 10 min dhe zgjohet?

    1. Leontina pershendetje e dashur.

      E ke ndjekur programin? Dmth e ke te qarte pjesen ku shpjegohet si duhet te veprosh per te trajtuar problemin e konfuzionit qe femija arrin te krijoje mes dites dhe nates?

      Me trego te lutem.

  2. E kam ndjekur programin dje praktikova funksionoi por sot diten nuk fjeti mir dhe tani ne dark e kemi tveshtir tflejm?

  3. Pershendetje artemisa djali tash ka filluar te flej naten por diten flen vetem 10/15 minuta dhe zgjohet nuk deshiron te fle qfar me keshillon tlutem?

    1. Leontina pershendetje e dashur.

      Me vjen mire qe naten kemi permiresime. Te lutem me tregon oraret e qendrimit zgjuar qe je duke ndjekur gjate dites qe te kuptoj ku qendon problemi? Qe te beje minimalisht nje cikel gjumi (30/40 minuteshe)?

      1. Nuk mund ti ndjek oraret e qendrimit zgjuar sepse sa e pin qumshtin menjeher e nxen gjumi nuk ka fiks orar?

  4. Ndonjeher flen duke pir qumesht ndonjeher nuk flen aspak kemi raste ku flem ter diten po kemi edhe raste qe flem 10/20 min dhe zgjohet?

  5. Nuk mund ti ndjek oraret e qendrimit zgjuar sepse sa e pin qumshtin menjeher e nxen gjumi nuk ka fiks orar?

    1. Leontina miremengjesi e dashur.

      Dmth ka shenja refluksi? E mban te gromesije pasi pi? Nese po sa gjate ne krahe?

      1. Po e mbaj te gromesij por ndonjeher e zen gjumi dhe nuk ia bej hiq

        1. Dhe sinqerisht kam shum stres te vij mbremja sepse nuk flen prej ores 8 mbramje mbas rutines nuk don asesi te fle deri ora 3 mengjes🙄

          1. Pershendetje! Kam djalin sot dy muaj! Diten fle mire po fle ne djep dhe do nonstop ta tund! Naten ka 3-4 net qe nuk do gjume ndryshe veq ne djep, shumica e kohes me tundje! Djali eshte me biberon, pi me orar cdo 3 ore! Nga tja filloj??

          2. Pershendetje e dashur.

            I keni ndjekur te gjitha materialet e videove? Nga mbremja fillojme sipas pershkrimit te dhene tek videot e dashur.

            Nese ke paqartesi me shkruaj.

            Te falenderoj.

  6. E dashur si te kam?
    Hapin e pare e kaluam me sukses keto dite e ke hequr fjetjen ne gji dhe kemi perparuar me fjetjen ne tundje te lehta jo te renda, kemi pare permiresim edhe naten, nuk zgjohemi aq shpesh ne oret e para te mengjesit, dhe ne darke kur na ze gjumi tashme na ze per pune minutash dhe vetem 1 here grindet para se ta zere gjumi i rende, se me pare grinder 3-4 here dersa e zinte gjumi tamam.
    Here pin here jo por nik e ze perseri gjumi duke pire e heq vete dhe fle edhe pa u tundur.
    Besoj jemi mire si mendon?
    Të përqafojme te dyjaaa

    1. Kristin mirengjesi e dashur.

      Patjeteeer, jemi super zemer me beso. Ne kete moshe ku gjithcka eshte me teper praktike je duke ecur per mrekulli dhe personalisht jam shume e kenaqur me rezultatet e arritura.

      Gjate dites si jemi duke ecur? Sa ndihme i jep persa i perket dremitjeve?

      1. Dremitjet i kemi sipas skemes suaj, 3 dremitje sapo e ve te pije fillon e merr gjumi, dukeqenese i shkon shume qumesht bezdiset dhe e ngre te supi dhe per 5-10 minuta e ze gjumi. Normale ka raste do me shume ka raste e ze direkt fare…
        Ndersa nje dremtije te drekes e kalojme ne natyre ne karroce duke bere xhiro
        Une ndihem shume mire shpirterisht shume e lumtur, me pare thoja bobo oh Zot do vije darka sa stres e ankth kisha
        Tani mezi e pres te betohem

        1. 4 dremitje ben gjithesej se e kam shkruar 3

          1. Me shushuritje , doren te kurrizi dhe ecje shume te lehta e ze gjumi e dashur

  7. Artemis e dashur si je?
    U bene disa dite qe vajza po me proteston paksa per te fjetur gjume gjate dremitjeve cdo 1.5 ore te cilat i shkojne e 2 ore zgjuar tashme (per me teper qe ka filluar keto dite te nxjerre ze, te flase me ate te sajen) edhe naten po me zgjihet pak me shpesh, gjirin ka raste nuk e kap ndonjehere, me keshillon gje pasi spo di cte mendoj… mendoj se ka hyre regresi apo jo

    1. Kristimna pershendetje e dashur.

      Sa zgjat protestimi? Sa minuta? Sepse per te then regres eshte shume heret me disa dite, duhet te kemi me teper se nje jave. Sa minuta refuzon? Dhe rutinen ambientin ja ben sic duhet para cdo dremitje?

  8. Pershendetje Artemis, kam gocen nji muajshe e gjys..e ka problem ta zej gjumi ne dark, ben rreth 1.30 ka raste edhe 2 or per ta zen gjumi.. desha tet pyesja ngaqe i bej dushin ne dark edhe mbas dushit shkojm te krevati ,a mund te jet kjo nji nga arsyehet? Me kshillon tja bej mbasdite? Faleminderit..

    1. Sindi pershendetje e dashur.

      Me trego pak oraret e dremitjeve dhe sa gjume ben gjate dites sepse dyshon ndoshta nuk respektohen si duhet oraret e qendrimit zgjuar.

      Dhe rutina e mbremjes sa zgjat te lutem?

  9. Nga ora 22.30- 23 i darkes flen deri ne 10.30 ( zgjohet 4-5 her per te pir gjat nates)
    Pastaj e zen gjumi nga ora 11.30 ose 12.00 flen 1 or, 1 or e pak, rrin 2 or zgjuar edhe flen edhe nji or ,pastaj mbas ores 5 flen me shkeputje 20 min, 30 min ,!disa her .. deri ne oren 22
    Rutina zgjat 20 min ..

    1. Sindi pershendetje e dashur.

      Ne kete rast eshte ok koha kur shkon ne gjume ne mbremje por jo gjat dites. Problemi i pare qe une shikoj eshte zgjimi i mengjesit, shume i vone per te filluar diten. Nuk e di kur e ben zgjimin me te hershem para ores 10:30? Ne ate momet dil nga dhoma dhe bej rutinen per ta cuar te fleje serish pas 1 ore. Edhe gjate dites dremitjet duhet te behen cdo 60/60/90 minuta pra do te ecesh me kohe qendrimit zgjuar qe varion nga 1 ore deri 1.5 ore sepse dy ore jane shume dhe lodhet. Nese lodhet nuk fle si duhet gjate dites dhe kjo reflektohet edhe ne gjumin qe ben ne mbremje.

      Pra kjo duhet te jete struktura sepse ne kete moshe eshte normale te mos kemi orare fikse per vete faktin se dremitjet jane te crregullta por nese respektohet koha e qendrimit zgjuar ja del te krijosh nje strukture te rregullt gjate dites.

      Per momentin duhet te fokusohesh tek kjo pjese duke punuar njekohesisht me momentin e mbremjes persa i perket menyres si do fleje femija 🙂

  10. Si je Artemisa, un jam e re ne kte program kam vajzen 6 diteshe ..
    Gjate gjidhenjes e ze gjumi shum shpejt pas disa prekjeve te faqja te mjekra zgjohet fillon te thith dhe perseri dremit, e shof qe se mer me qumshtin e vendos ne pozicion te flej dhe ateher fillon te kerkoj me goj i jap perseri te pij e pranon qumshtin por vazhdon me dremitje.. nuk e di nese ngopet ose jo nuk mundem ta kontrolloj a eshte e ngopur .. kur vjell a dmth qe ngopet ?
    Dhe ma nget lemza shum te lutem me ndihmo me nje keshill

    1. Artemisa, sa eshte intervali kohor per te qendruar zgjuar nje foshnje e posalindur?
      Dhe nje keshille per ngërçet cka mund te ndihmoj ?

  11. Pershendetje e dashur!
    Vajza u be 10 javeshe! Dremitjet i ka rremuje, spo ja marr vesh..dremitjen e 3 dhe te 4 ka deshire ta beje diku te 2 ore..edhe pse e zgjoj ma ze gjumi serish ne dore, nuk zgjohet.
    Mundohem tja rrespektoj oraret e qendrimit zgjuar dhe naten fle rreth ores 21:30 ose 22:00, edhe nqs perpiqem ta ve me heret nuk fle, ose do fleje dhe do rizgjohet. Here zgjohet pas 30-40 minutash pasi ka fjetur, here ben veten 1 te qare dhe rikthehet serish vete ne gjume. Po perdor tekniken perkedhelje peshperitje por ne krahe se shtrire patem shume kundershtime ditet e para… Gjate nates zgjohet 2 here maksimumi vetem per te pire dhe vazhdon ma ze gjumi duke pire edhe pasi e bej te gromesije eshte akoma ne gjume.
    Vazhdon te zgjohet ne 6:30.

  12. Ne fakt keto 2 dite po zgjohet vetem 1 here gjate nates.

  13. Faleminderit, a ka naj kohe te caktuar sa duhet te flej ne dremitjet, qofse flen dy or rrjesht esht ok?

    1. Kjo eshte nje moshe qe karakterizohet pergjithesisht nga dremitjet e shkurtera qe variojne 30-120 minuteshe. Keshilla ime ne kete rast eshte qe te mos e lesh te fleje me teper se 2 ore.

      Kufizime te tjera nuk ka. KjO behet per arsye qe femija te ushqehet ne menyre te rregullt si edhe te mos tejkaloje limitin e gjumeve qe ben gjate dites ne menyre qe kjo te mos ndikoje ne menyren si ai do te fleje gjate nates.

      Te perqafoj zemer.

  14. E dashur si je?
    Ne momentin qe e heqin femijen nga gjiri, ne cilin pozicion rekomandon per ta vene ne gjume ne krahe? Pra qe mos zgjohet kur e shkepus nga gjiri

  15. Pershendetje Artemisa..
    Kam gocen dy muajshe, gjat dites i respekton dremitjet edhe kohen per te ndejtur zgjuar..
    Ne dark mbas rutines ( edhe pse rregulluam kohen e te ndenjurit zgjuar ) do 1.30 min /2 ore per ta zen gjumi edhe gjat gjith kohesh duke ndejtur ne gji..
    kam provuar “trajnimin” qe shpjegoni ne videot e programit .. por nuk me lejon sa ta shkepus nga gjiri fillon e qan, kam provuar edhe ti bej tekniken 5s por vazhdon e qan deri sa ta ve ne gji..
    Faleminderit

  16. Pershendetje, ka ca dita goca qe naten flen 2/3 ore rjesht edhe pastaj zgjohet per cdo ore per te pir.. cfare mund te bej ? Faleminderit

    1. Sindi pershendetje e dashur.

      Ndoshta femija ka uri, eshte teper normale ne kete moshe qe te doje te pije shpesh duke qene se dhe stomakun e kane te vogel bebat dhe mbajne sasi shume te vogel qumeshti.

      Ne kete rast shikoje si reagon kur pi? E ka te thithuren aktive? E ka njesoj si gjate dites?

      Ne kete rast, nese po atehere eshte vakt urie dhe patjeter duhet ta ushqesh.

      Hapi i pare per te eleminuar keto zgjime eshte marrja e kalorive te duhura gjate dites, qe do te thote femija te ushqehet rregullkisht cdo 2 ore, max 3 ore pa pire me gjate nuk duhet ta lejosh.

      Ndersa gjate nates kur fillon te jape sinjalet e para te zgjimit te presesh 3 minita per te pare nese realisht eshte zgjuar apo eshte vetem duke kaluar ne ciklin tjeter te gjumit?

      Kujdesu te fleje duke respektuar kohen e qendrimit zgjuar gjate dites ne menyre qe te mos tejkalohet intervali maksimal i gjumeve qe duhet te beje gjate dites.

      Te falenderoj.

  17. Pershendetje.

    Jo cdo levizje qe femija ben gjate nates eshte sinjal urie e dashur. Ndoshta ne ate moment ka dhimbje barku ose eshte duke kaluar ne ciklin tjeter te gjumit. Nuk eshte e nevojshme te nderhyet.

    Faleminderit.

  18. Pershendente artemisa kam djalin 3 muajsh tani 5 dit morem prog dhe prej qe morem programin jemi mir kemi rregulluar konfuzionin e dites me naten jam shum e lumtur dhe me dremitjet jemi mir flem ora 20:30 deri ne 22 dhe pastaj zgjohet ora 22 dhe deri ora 1 tnates zgjohet gjdo 10 min dhe qan me te madhe nuk mund ta qetsoj asesi edhe ne krah nese e marr pastaj nese behet ora 1.ose 2 flen dhe zgjodhet diku rreth ores 6.6:30 per te pir .

  19. Pershendetje e dashur
    Kam filluar me programin e gjumit por e kam shum te veshtir ta zgjoj bebin gjdo 2 or sepse gjat dites i flihet shum edhe e kam shummmm te veshtir zgjimin gjdo 2 3 or . Si ta zgjoj nga gjumi qe te mos acarohet sepse nese e zgjoj vetem qan .

    1. Para dy dite duke u munduar ta mbaj zgjuar mbeti 4 or pa fjet gjum🙈

    2. E dashur perpiqu sikur nga pak duke e vendosur te pije, pra fute ne gjoks dhe beji shtrydhjen e gjirit.

      Eshte shume e rendesishme kjo gje mbi te gjitha edhe per ushqyerjen. Pra nga pak perpiqu ta ekspozosh edhe ne diell, drite, shetitje gjate dites.

      Nuk e di nese e ben kete?

  20. Pershendetje e dashur tani djali ka 3 muaj e gjysem dhe asesi ne dark nuk mund tia shmang vesin e perkundjes te fle pa ndihmen time duhet ta perkund pastaj te fle ter kohen kshtu ose flen 20 min dhe zgjohet prap duhet ti ndihmoj te fle mundohem dhe me metoden ulje ngritje ose pshhh por fillon dhe qan me teper deri ora 1 tnates kshtu pastaj pas ores 1 nuk kemi problem ?

  21. Pershendetje Artemisa! Vajza ime 8javeshe ka permiresime ne gjumin e darkes, por jo gjate dites. Nuk i respektojme dot oraret sepse pi shume pak gji/formule preferon cucon dhe kur po e ze gjumi i heq cucon dhe e ve ne gji, keshtu i del serish gjumi 😔
    Cfare mund te bej ta ndihmoj te pi ke gjate?

    1. Rkije pershendetje e dashur.

      Ne lidhje me kete te sugjeroj te punosh me teper me ushqyerjen me gji. Pra mos ti japesh menjehere formulen por si fillim sapo femija zgjohet ti ofrosh gjirin. Pasi eshte zgjuar dhe e ke ferkuar pak ne trup e merr ne krahe dhe e afron tek trupi jot, i kendon lejhte dhe perpiqesh ta besh sa me te kendshem momentin. Me qetesi e vendos ne gji (te sugjeroj te besh edhe kontakt me lekuren tende) dhe me pas afroje ne menyre spontane, pra ngadale ne gji dhe ne ne forme te menjehershme. Kur shikon se thithjet behen me pak aktive shtrydhja gjirin tek goja dhe keshtu do ti shkoje femiejs edhe nje fluks tjeter qumeshti duke e stimuluar serish thithjen. Kete gje perserite 2-3 here gjate vaktit dhe vendose te pije minimalisht cdo 2 ore. Provo njehere ne kete forme se ndoshta nuk do ta kesh me te nevosjhme formulen. Dhe nuk do ta kesh te nevojshme as ta ushqesh serish pasi e ka zene gjumi sepse mund ta perserisesh perseri edhe para se ta cosh te fleje. Provo disa dite ne kete forme dhe me shkruaj.

      Ajo cka une shikoj pozitive eshte fakti qe gjate nates kemi permiresim, nga atje fillon ndryshimi dhe jam e kenaqur per kete. Gjate dites do ta rregullojme me kalimin e diteve.

      Te falenderoj.

  22. Pershendetje Artemis, ka 4 dite qe i bej rutinen por une po filloj ne ora 9-9:30 dhe deri ne 00:00 eshte e pamundshme ta zej gjumi, fle vetem nga 5 minuta dhe zgjohet! Theksoj se akoma e tund ne djep

    1. Nora pershendetje e dashur.

      Me trego te lutem sa flen gjate dites? Kohen e qendrimit zgjuar?

      Faleminderit.

      1. Mezi qe e mbaj zgjuar, 45 minuta, rralle ndodhe qe te rrij me gjate, por edhe kur fle nuk eshte qe fle shume gjate pa tundje, po nuk e perlunda qan, as nuk zgjohet as nuk fle

  23. Pershendetje e dashur , kam vajzen 1 muajsh edhe po ka probelem shum me gjumin edhe shum te qrregullun , ndodh qe nuk flen gjith diten ose flen 5 min edhe zgjohet kam provu me vu ne gjum ne ora 21 -22 osht zgju n ora 2 edhe ka flejt vetem nga 2 min dhe esht zgju mezi e shtyva deri ne ora 6 dhe e futa ne dush per relax ndodhta e zen gjumi🙈 programin e kam ndjek dhe e kam praktiku ama ska permirsime , ca te bejj ?

    1. E dashur pershendetje.

      Se pari programin duhet ta fillosh nga momenti i mbremjes e dashur. Gjate dites duhet te fokusohesh ta vendosesh ne gjume cdo 45-60 minuta sipas sinjaleve qe femija jep. Jo me teper se 5 ore gjume maksimumi 6 nese eshte femije qe kerkon shume gjume, jo me teper se 2 ore nje dremitje dhe nevojitet ekspozim ne drite gjate dites. Pra ky eshte fokusi kryesisht gjate dites.

      Ne mbremje, rutina (15-20 minuta), dhe fillon praktikon ta prezantosh me te fjeturen pa ndihmen tende. Nuk e di ne cfare forme e ke aplikuar programin, nese mundesh ma tregon? Sa kohe qendrimi zgjuar aplikon mes dremitjeve, si e vendos ne gjume ne mbremje etj qe te kuptoj nese duget te ndryshohet dicka?

      1. Tani flen ter diten vetem zgjohet per te pir dhe flen nuk ka deshir ta mbaj zgjuar per te kryer ndonje aktivitet ose pet te qendruar zgjuar( sipas programit) sepse kur ka gjum deshiron te flej ..e nese e mban me zor acarohet dhe vetem qan ndersa ne mbremje flen me pak e rrin me shum .

        1. Kohet e fundit ne gjum po e vendos ne beshik( luhatse) sepse para disa dite qe te tregova qe spo flen as diten ishte menyra e vetme per ta ven ne gjum ( e luhat vetem deri sa ta zen gjumi , jo vazhdimisht..
          Ne mbremje flen ne gjum nate ne ora 20-21 dhe flen mir deri ne ora 00:00-01 mandej ter gjumin e ben me zor duke fjetur pak minuta e duke u zgjuar

          1. E dashur pershendetje.

            Ne kete moshe le te fokusohemi tek nata dhe me pas tek dita, gjate nates shiko nese femija ka uri dhe per kete ardye nuk ben rehat pas mesnates. Ne kete rast prit 3-5 minuta dhe nese e shikon qe eshte zgjuar e ushqen. Pra duhet te sigurohesh me pare.

            Orarin e ka shume ok, ke arritur ta vendosesh te fleje pa ndihme? Deri ku jemi me kete pjese?

          2. Poo ne beshik(luhatse) deri sa ta zen gjumi dhe kur ta zen gjumi e vej ne krevat

  24. Pershendetje e dashur!
    Doja te te thoja qe jemi shume mire me te gjithe trajnimin me pak veshtiresi te vogla gjate dremitjeve po ne teresi shume mire, sidomos me darken nje here jemi shume mire, marshallah.
    Doja te te pyesja nese eshte normale te fleje 10 ore pa shkeputje, a ka nevoje ta zgjoj per te pire gjate nates?

    Te betohem nuk di si te te falenderoj, ke qene nje shpetim.
    Faleminderit sinqerisht.

    Vullnet dhe mamave te tjera dhe durim sa me shume..realizoni trajnimin me perpikmeri dhe do ja dilni 😊

    1. E dashur me behet qejfi shume qe kemi rezultat.

      Nuk eshte e nevojshme qe ta zgjosh, ushqeje vetem kur te zgjohet dhe ka uri 🙂 Persa i perket dremitjeve ne kete moshe eshte ok te jene te shkurtera ne menyre graduale me rritjen do te zgjaten.

      Nese deshiron certifikate me thuaj ta bejme gati 🙂

      Te falenderoj.

  25. Pershendetje Artemisa,
    Shpresoj te jesh mire. Vajza ime eshte 7 javeshe. Para 4 diteve kam filluar trajnimin e gjumit te darkes. Dy dite e para vajza flejti me lehte. Dy dite e tjera, vajzen fillova ta vendosi ne gjume dhe mbaruam rutinen rreth ores 20:00. Pas disa tentimesh arriti te flej por pas 30 min u zgjua( keshtu zgjohet ne cdo dremitje). Ne kete rast a duhet te ushqej femijen( edhe pse u ushqy para se te vendosi ne gjum) apo qfare?

    Naten tjeter edhe pas 2 oreve tentim nuk munda ta vendosi ne gjume, keshtu u desh ta vendosi me tundje( si kam bere deri tani). Duhet te ceki qe dremitjet nuk e le te kaloj mbi 1 ore, por flen vetem.30.min dhe.zgjohet.
    Pytja tjeter eshte: dhoma a duhet te jete totalisht e erret( nese po kur te zgjohet naten per.te.pire si.duhet vepruar ne menyre qe te shoh beben) apo vetem nje drite e vogel( ne kete rast femija.po.shikon driten deri.po.flen)

    Dhe.pyetja e fundit eshte: vajza ime nuk e merr memen mashtruese. Si mund ta mesoj ta merr ndoshta e lehtson procesin e venies ne gjume.

    Shume falemnderiit 🥰🥰🥰

    1. E dashur pershendetje.

      Po i permbledh me pika qe edhe ti te mos ngaterrohesh 🙂

      1. Nuk e di sa kohe qendroi zgjuar pas 30 minutave? Sepse ne kete rast, pra ne momentin qe femija zgjohet (ose ti shikon se eshte duke levizur dhe te jep pershtypjen se eshte zgjuar) gjithmone duhet te presesh pak dhe te mos nderhysh, sepse mund te jete vetem nje zgjim i pjesseshem dhe nderhyrja jote e menjehershme do te shkaktonte zgjimin e vertete te femijes. Ne kete rast dyshoj se ky zgjim eshte shkaktuar nga oraret jo te duhura te femijes gjate dites, sepse praktikisht ne kete moshe ora 20:00 per te shkuar ne gjume eshte paksa e veshtire. Kam nje pyetje: si jane oraret e gjumit gjate dites? Si jane te organizuara dremitjet? Pra me sa kohe qendrimi zgjuar je duke ecur? Te shoh kete dhe te them nje pergjigje me te detajuar ne lidhje me rastin.

      2. Persa i perket perkundjes, te sugjeroj ta zbehesh ne menyre graduale, cdo dite nga pak dhe te perpiqmi te shmangim kthimin mbrapa tek intesiteti qe nje nate kemi lene pas. Pergjithesisht e konfuzon femijen. Pra le te themi duhet nje forme qendrueshmerie edhe ne kete pjese por pa e stresuar veten.

      3. Persa i perket drites, e kuqe, minimaliste do te ishte perfekte. Evito teresisht driten blu/te bardhe/jeshile sepse crregullojne gjumin e femijes.

      Me kthe pergjigje per cka te kam pyetur me lart dhe te them me teper 🙂

      1. Falemnderit paraprakisht,

        Kur u zgjua pas 30 min, kam prit deri ka.fillu te qaj( aferstisht 5-10 min).
        Gjate dites po i.permbahemi orarit 30 min dremitje, 1 ore zgjuar.
        Sa eshte koha adekuate te shkon ne shtrat bebeja e moshes 7 javesh? Zgjohet ne ora 6 ne mengjes gjithmone(provova 2 here ta trajtoj si zgjim nate po nuk fle me).

        Si dhe per mesimin e quqos mashtruese nese ke ndonje keshille.

        1. Kuptoj, Ne kete moshe koha e qendrimit zgjuar duhet te jete 45-60 minuta duke filluar me kohe minimale ne dremitjen e pare dhe nese shikon se femija eshte gati mund te kalosh tek dremitjet e radhes duke shtuar +10/15 minuta qendrim zgjuar e dashur.

          Ne kete rast kur zgjohet pas 30 minutave prit dhe shiko si do te reagoje pa e stimuluar, pra pa i folur dhe me radhe. Me pas e ushqen dhe rivendos ne shtrat me po aq ndihme sa edhe ne momentin e pare te mbremjes.

  26. Pershendetje e dashur . Mbrem arrita ta fus ne gjum vajzen time me an te luhatses , gjat gjith nates nuk bente gjum edhe aq te reahtshem po thuj se gjdo 15 min i jipte zor dhe levizte kem.e duar por perseri vazhdonte gjumin. Ne ora 00:15 i zgjua per te pir gji dhe gjithashtu edhe ne ora 4 te mengjesi dhe prej ores 4 te mengjesit nuk fjeti dot me .
    1 or jam munduar ta fus ne gjum por refuzonte dhe u deryeova ta filloj diten ne ora 5i bera dush dhe e futa ne gjum.. deri ne ora 7 e 30 . Esht zgjur shum heret ne sa ora duhet ta ve ne gjum naten?

    1. Me fal se harrova ta cek ne luhatse se kam len ter naten vetem deri sa e ka zen gjumi i fell rreth 2 or dhe jo duke e tundur vazhdimisht ❤

    2. Elmedina pershendetje.

      Me duhet patjeter te me tregosh te lutem oraret gjate dites si i ka femija dhe si e vendos ne gjume. Dhe sa muajshe shkoi fiks te lutem.

      Faleminderit.

      1. Vajza ime esht 1 muj e 2jave Dje para dite ka fjetur deri ne oren 9e30 dhe nuk ka fjetur me gjum deri ne oren 12 dhe me pas po thuaj se ter diten ka qendruar ne gjum , u munova ta zgjoj gjdo 2 or per te pir dhe per te kryer ndonje aktivitet por ishte shum e veshtir. Gje ne gjum te nates ka hyr ne oren 21fiks.
        Sot po me duket qe edhe diten ka fjetur me mir edhe ka arritur te zgjohet vet pra pa ndihmen time ❤

        1. Esht zgjuar ne oren 4 mengjes ka fjetur prej 5e30 ka fjetur deri ne 7e30 dhe me pas ka fjetur pak min dhe esht zgjuar u mundova ta le te flej pa ndihmen time por sapo i mbyllte syt perseri zgjohej kshtu vazhdoj deri ne oren 12 dhe pastaj e vura ne beshik dhe beri gjum deri ne oren 2 pastaj u zgju per te pir dhe qendroj zgjuar diku 45 min50 dhe ka fjetur edhe nje ore pra deri ne oren gati 4 mas andej ka ber disa minuta te shkirter gjumi deri ne oren 6 dhe tani sapo u zgjua pra ka fjetur 1 ore e gjysm .

          1. Elmedina pershendetje e dashur.

            Gjate dites duke ndjekur ti te njejten praktike, pra duke e zgjuar ne max 2 ore gjume ne nje dremitje te vetme si edhe duke e ekspozuar vazhdimisht ne diell dhe ajer te paster femija do te mesohet te qendroje me teper zgjuar, ne menyre graduale por qendrueshmeria jote eshte e rendeishme. Fakti qe do te ekspozohet ne diell dhe natyre/ajer te paster do te ndihmoje me shpejt te beje rregullimin e ciklit gjume zgjim gjate dites dhe nates.

            Persa i perket kohes se qendrimit zgjuar mos harro 45-60 minuta dhe perpiqu qe ne kete kohe ta mbash femijen te “angazhuar” duke i folur dhe bej tummy time. Kjo e ndihmon te rregullohet presioni i gjumit dhe te fleje me mire. Ne mbremje kujdesu per rutinen te jete cdo nate identike dhe te fillosh ta ndihmosh gjithmone me pak ne menyre qe gradualisht me kalimin e javeve te fleje pa ndihmen tende.

  27. Përshëndetje
    Kam marre te ju këtë program kur bebushja ime kishte 3 muaj. Tani është 5 muaj e gjysem. Problemi i atehershem qe vazhdon dhe tani është venia ne gjume ne krahet e mi. E provova qe ta ul intensitetin e lekundjes dhe nuk funksionoi. E vija te pergjumur ne krevat dhe e ledhatoja, luante me doren time per me shume se 10-15 min.

    Problemi 2:
    Gjumi i nates fillon zakonisht 18:30 dhe zgjohet ne 6 te mengjesit, me 2 zgjime gjate nates. Problemi qendron te dremitjet e dites. Bën 3-4 dremitje qe zgjasin nga 30 min- 50 min, rrallehere 1 orë.

    Kushtet e dhomes se saj jane këto:
    E erret, lageshtia 60%, temperatura 23-23.5, vesh 1 thes dhe nje body me menge të gjate , shtepia është e qetë..

    Ju lutem mund te me keshilloni se si tja rregulloj gjumet e dites si dhe si tja heq venien ne gjume ne krahë, sepse është e pamundur edhe nga nje problem shendetsore qe kam. Plus qe ajo tani peshon 10 kg. Kur e vendos ne mbremje ne gjumë, zgjohet 3-4 here cdo 10 minuta derisa pas 1 ore e zë gjumi.

    Ju falenderoj

    1. Viola pershendetje e dashur.

      Ne kete rast teknika eshte e njejte, pra ti cdo nate ul intesitetin e perkundjes dhe rreth nates 4-5 ke arritur ta kesh femijen te fleje ne krahet e tu pa perkundje. Ne ate moment e vendos ne perfundim te rutines pergjumesh por ende zgjuar ne shtratin e vet dhe vazhdon me tekniken ul-ngri (ende e vlefshme edhe ne kete moshe) njesoj sic eshte pershkruar tek video e muajit 3. Nevojitet shume qendrueshmeri dhe durim, ne kete forme femija nuk konfuzohet.

      Faktori qe ndikon me negativisht ne ecurine e trajnimit eshte mungesa e qendrueshmerise, sepse femija kupton se ne nje moment do te marre ate qe kerkon, nuk ka rendesi kur por do ta marre dhe diten tjeter do te qaje edhe me teper. Kjo te demoralizon dhe te ben qe te heqesh dore nga trajnimi.

      Eshte normale qe femija do te qaje, kete do ta beje edhe gjate rritjes ne cdo ndryshim te modelit te rutines qe eshte mesuar te ndjeke, do ta beje edhe nese kerkon te protestoje per dicka qe nuk i pelqen, do te qaje kur te shkoje ne kopesht por regjimin e mire do te mesoje nga qendrushmeria jote. Vlen njesoj edhe per gjumin.

      Ne kete rast persa i perket dremitjeve mund te ndodhin qe jane nga 30-60 minuta per dy arsye kryesore:

      1. Koha e qendrimit zgjuar nuk eshte optimale (me trego te lutem oraret qe ndjek tek femija)

      2. Femija ndihmohet ende nga ty per te rene ne gjume dhe nuk arrin te beje lidhjen e cikleve te gjnumit pa nderhyrjen tende.

      Ne kete rast, pas analizes se situates qe une bera sugjerimi im eshte ky:

      Puno me mbremjen, mesoje femije per 7-8 dite (pra fokusi te jete atje) te fleje pa ndihmen tende, dhe me pas kur ti te shikosh se tashme eshte ne rrugen e duhur fillon te punosh me dremitjet. Deri atehere do ndjekesh oraret qe une do te jap pasi te me kesh dhene skemen aktuale si edhe rutinen e para dremitjeve.

      Shpresoj te kem qene e qarte 🙂

      1. Mirmbrëma Artemisa,

        Shumë faleminderit për keshillat.
        Pra pas 4-5 netesh qe te kem arritur qe vajza te fleje ne krahë por pa perkundje, atehere mund te filloj tekniken ul-ngri ? Apo gjate atyre 4-5 neteve te bej dhe tekniken ul – ngri ?

        Skema aktuale është kjo:
        Qellimi është qe te fleje mes ores 18:00-19:00. Kshuqe ne mbremje e filloj rutinen ne oren 17:15 -17:30.
        Pasi kemi ecur jashte
        – e laj
        – masazhoj
        – e vesh ne thes
        – ul dritat
        – i jap qe te pi qumesht ( ne mbremje pin te unë + dhe qumesht formule)
        – e mbaj ne krahe qe te gromesijë dhe pastaj filloj i kendoj ninulle dhe shushuris , tund derisa ta zë gjumi. Nganjehere ja jap biberon fals, nganjehere jo, nuk e do me patjeter.
        – Pres zakonisht 1 ore sepse gjate kesaj ore zgjohet disa herë dhe unë shkoj e marr ne krahe e tind dhe e ve perseri ne krevat.
        – zgjohet 2 herë gjate nate. Pin dhe flen direkt.

        Zgjohet ne mengjes, zakonisht variaon nga ora 6:00 – 6:30. Kur kalon ora 7 shkoj e zgjoj vete.
        – E coj te tapeti i saj . Luan 10-15 minuta dhe i jap te pi . Qellimi ka qenë më parë qe ta lika 1,5- 2 ore zgjuar por ajo fillon i ferkon syte 30-40 min pasi është zgjuar. Ose e humb fokusin nga lojrat ose grindet… sapo ii shfaq keto shenja (keto ditet e fundit) kam filluar qe ta marr e ta coj te dhoma e saj per ta vënë ne gjumë dhe nuk kam pritur qe te kaloje 1.5-2 ore, me idene se do mbilodhej po te prisja aq gjatë……poooor me keq rezultoi. Ka 3 ditë qe gjumin e mengjesit ( ate te cilin ajo e bente me shpejt dhe me gjatë), e ka shtyre ( ora 10-11) dhe ka fjetur vetem 30 min.
        Pastaj për gjumin e dyte, dikur kshu prisja 1.5-2 ore, por tani e shoh që është e pangopur me gjume ngaqe nuk ka fjetur mjaftueshem ne mengjes dhe pres psh 40-50 min sapo ajo shfaq shenjen e pare te padurimit e tentoj qe ta vendos ne gjume….por është nje situate katastrofe. Me shkon e gjithe dita ne krahe duke e provir por nuk flen, ose e ben gjumin e 2 nga ora15:30.
        E ushqej me qumesht gjiri 10-15 min pasi zgjohet edhe nqs nuk do e provoj me vone , ose para se ta ve ne gjumë e provoj perseri per qumesht.
        Sa herë tentoj ta ve ne gjumë perseris te njejtat veprime. E coj te krevati, i ndrooj panolinen, e provoj nqs do qumesht, erresoj dhomen, dhe e marr ne krahe…

        Une e di qe ajo duhet te beje 2 gjume nga 1.5-2 ore, dhe pasdite nje gjumë 40 min- 1 ore, por nuk po ja dal dot. Qe një kohë qe po i bente afersisht , por tani ajo flen gjithsej 2 ore ne ditë.

        1. Viola pershendetje e dashur.

          Nese kemi kaluar tek faza ku femija flen ne krahe pa perkundje atehere mund te vazhdojme ta vendosim pas ninulles ne shtratin e vet dhe me pas aplikojme tekniken ngri-ul. Eshte shume e rendesishme te aplikohet si duhet dhe me qendrueshmeri. Persa i perket dites shiko se cfare sinjalesh jep femija por duke ju referuar edhe kohes se qendrimit zgjuar qe eshte optimale per moshen. Momentalisht vajza eshte 2 muajshe?

  28. Pershendetje Artemisa
    -Mbreme fillova ta prkaktikoj heqjen e te fjeturit ne gji.U zgjua 5here nga keto bente vetem nga 10-30min gjum herat 1,2,3 i jepja gji duke menduar qe nuk eshte ngopur pastaj e tundja, kurse herat 4,5 vetem me tundje qante me shume sepse kerkonte ti ja ofroj gjirin por vetem e tunda deri e zuri gjumi, u zgjua per te pire pas 2,5ore gjumi dhe e tunda prap zgjati deri ne 4here ta zer gjumi mire, heren tjeter kur kerkoj te ushqehej e perfundoj ushqyerjen por i kishte syt mbyllur ashtu e tunda pak, por heren e fundit nuk e tunda pasi qe mendova qe ekishe zen gjumi ashtu, ketu kam dhe nje pyetje naten kur ta ushqej dmth duhet ta tund nuk isha e sigurt a ta tund perseri apo jo pasi qe duke pire me sy mbyll nuk i hapte fare thithjet ishin aktive sepse pas qdo dy ore ushqehej.

    1. Erblina pershendetje.

      Gjate nates kur e ushqen beji gromesitjen dhe vendose ne shtratin e vet, nese te duhet te ndershysh me shshsh apo perkundjes here pas bere beje. Por nese femija mbyll syte dhe ti e vendos ne shtratin e vet dhe shikon se nuk qan por ben levizje/perpiqet te fleje dhe pa ndihmen tende eshte cdo gje ok per te mos nderhyre.

      Persa i perket vakteve gjate nates nese i ka thithjet aktive lere ta perfundoje vaktin te pije mjaftueshem.

      Shpresoj te kem qene e qarte e dashur.

      Te falenderoj.

  29. Pershendetje Artemisa si je?
    – [ ] Mbreme fillova ta prkaktikoj heqjen e te fjeturit ne gji.U zgjua 5here nga keto bente vetem nga 10-30min gjum herat 1,2,3 i jepja gji duke menduar qe nuk eshte ngopur pastaj e tundja, kurse herat 4,5 vetem me tundje qante me shume sepse kerkonte ti ja ofroj gjirin por vetem e tunda deri e zuri gjumi, u zgjua per te pire pas 2,5ore gjumi dhe e tunda prap zgjati deri ne 4here ta zer gjumi mire, heren tjeter kur kerkoj te ushqehej e perfundoj ushqyerjen por i kishte syt mbyllur ashtu e tunda pak, por heren e fundit nuk e tunda pasi qe mendova qe ekishe zen gjumi ashtu, ketu kam dhe nje pyetje naten kur ta ushqej dmth duhet ta tund nuk isha e sigurt a ta tund perseri apo jo pasi qe duke pire me sy mbyll nuk i hapte fare thithjet ishin aktive sepse pas qdo dy ore ushqehej.

  30. Pershendejte Artemisa
    Jemi ne naten e trete te trajnimit mbreme ne darke se pari e zuri gjumi me nje here me tundje dhe nuk u zgjua rreth 1.5ore por me vone pasi qe piu e tunda por disa here eshte zgjuar keshtu ka bere deri ne mengjes deri sa e zike gjumi pra e ushqeja e tundja sapo flinte e leshoja ne shtrat u zgjonte perseri me shume se 5here eshte zgjuar deri sa ka fjetur mire,netet e kaluara ka fjetur me shpejt a eshte normale te reagoj keshtu.

    1. Dhe desha te tpyes a mundem tundjen ti a beje ne djep a mer vese me shume sepse ne duar ka peshe dhe nuk mund ta mbaj mire kam frike mos e lendoj

      1. Erblina pershendetje.

        Jo e dashur djepin hiqe perfundimisht te lutem, ideja e tundjes eshte te zbehet ne ate lloj forme qe diten e 4/5 ta vendosesh zzgjuar ne shtratin e vet pa tundje. Pra tashme duhet ta kesh zbehur ndjeshem.

        Nese ti do te rikthesh femijen ne djep do te perballesh me regres dhe trajnimi nuk do te ece si duhet. Te kerkoj te besh durim e dashur dhe te ndjekesh keto 2-3 jave, dhe sidomos javen e pare me perpikmeri trajnimin. Eshte shume e rendesishme per te arritur rezultate. Mos harro se qendrueshmeria ne veprime eshte celesi kryesor i ecurise se mire te trajnimit.

        Persa i perket faktit qe femijen e ze gjumi me ngadale eshte normale, ne fillim nuk mund te presim perfeksion te mbarevajtjes por me kalimin e diteve gjithcka vjen duke u permiresuar.

        Persa i perket dremitjes dhe vakteve ke vazhduar duke i zbehur? Ke vazhduar gjate nates duke vonuar pergjigjen ndaj ushqyerjes se femijes te lutem?

        Te falenderoj 🙂

        1. Ne rregull
          Ushqyerjen po vetem kur qante shume dhe ora kalojke nje ore e gjysme dhe dy pa pire ateher i ofrojsha te pinte me heret jo.

  31. Pershendetje e dashur .
    Ka gati 1 jav qe gjat nates kemi permirsime , vajza ime flen rreth ores 20:00-21. Dhe zgjohet 2-3 gjat nates per te pir . Zgjimin e mengjesit ne oren 6-7 por ndodh ndonje her qe zgjohet ne oren 5 ne shumicen e rastev per shkak te ngerrqav qe i ka ne mengjes , ka gjum por nuk mund te flej per shkak te ngerrqit. Dhe ka 2 3 dite qe gjumin e diten nuk e ka te rregullt . Pra flen diku rreth 15 min dhe zgjohet sikur nuk ka qen fjetur fare! Cili mun te jet problemi ?( gjumin e dites e ben her ne beshik , her ne krevat e her ne luhatse elektrike varet se si ajo don)

    1. Elmedina pershendetje e dashur. Me gjumin e nates jemi ne rregull. Fakti qe femija fle ne intervalin 20/21 dhe ben me pas 2-3 zgjime gjate nates eshte shume ok per moshen. Perpjekja duhet bere qe te kthehet zgjuar ne shtratin e vet pasi ka bere gromesitjen. Keshtu do te evitohet edhe krijimi i varesive ne te ardhmen.

      Persa i perket dremitjeve te dites duhet te fillosh ti punosh. Fakti qe fle ne vende te ndryshme dhe me nje varesi lekundese ndikon edhe tek kohezgjatja. Ne kete rast do te kisha sugjeruar te filloje te beje rutinen 5 minuteshe para dremitjes dhe me pas e con ne dhome dhe ndjek menyren e reduktimit te perkundjes brenda beshnikut/perkundeses derisa pas disa diteve femija te arrije te fleje pa ndihmen tende (pra pa perkundje).

      Me pas e kalon ate ne shtratin e vet dhe vazhdon njesoj sic ke vepruar ne momentin e mbremjes per ta mesuar te qendroje ne shtratin e vet. Kujdes me intervalet e qendrimit zgjuar, qe femija te mos tejlodhet dhe presioni i gjumit te mbahet nen kontroll.

      Per cdo paqartesi qe te kesh te lutem me shkruaj.

      Faleminderit.

  32. Pershendetje Artemisa, si je?

    Jemi ne naten e 6 te trajnimit ka fjetur pa gji vetem duke e tundur me pak te qara por eshte zgjuar 6here deri ka rene ne gjume te thelle dhe ne mengjes po kemi zgjime te shpeshta por duke e tund arri ta le ne gjum deri ne oren 08 :00 gjumin e darkes e bene nga ora 20:30 dhe zgjimin ne 08:00

    A ndikon dhe zhurma jashte dhome qe zgjohet aq shpesh deri ta ze gjumi i thelle sepse ka edhe femije tjere ne shtepi dhe jane te vegjel dhe bejne zhurem ndegjohen ne dhome.

    1. Erblina pershendetje e dashur.

      Te pergezoj per durimin dhe ecurine, jam e kenaqur deri ketu duke qene dita e 6 e trajnimit. Me pak pune do te arrish te kesh rezultate edhe me te mira.

      Persa i perket tundjeve fillo reduktoi, pra redukton forcen perkundese me kalimin e diteve derisa nuk nderhyn me fare me prekje kalon here pas here me shshshhs.

      Sa vakte zgjohet gjate nates? Sepse mos harro qe ne kete moshe eshte shume e rendesishme te pije gjate nates. Sa pret para se te nderhysh kur femija zgjohet te lutem?

      1. Rreth 4-5her zgjohet per te pire
        Pres rreth nje minut njeher ben levizje nuk nderhy por kur fillon te qaje me shume nderhy

        Jam duke perdor tekniken pra heqjen e vesit te gjirit me tundje ka dy muaj bebi a te vazhdoj me kete teknik apo vetem perkedhelje dhe peshperitje sepse e kam ngatrru paksa tekniken

  33. Po ashtu minutazhi qe eshte te pres te mos nderhy kur te leviz pastaj fillon dhe te qaje njeher pak nese nuk nderhy qan me shume ateher e mar a bej gabim ketu

  34. Pershendetje Artemisa ☺️
    Jemi ne naten e 3 te trajnimit jemi te knaqur per sa i perket gjumit te nates flej diku reth 20/21 dhe zgjohet vetem dy her gjat nates dmth ne ora 00:00 dhe në ora 04:00 por ne mengjes zgohet heret diku 6 ose 6:30 a esht ne rregull ose mjaftushem per gjumin e nates ? Ndersa gjumin e dites ndonjeher e ben 1 or te plot ndonjeher 30min intervalin e të ndejturit zgjuar e ka 60/90’min ..

    1. Mevlyde pershendetje e dashur.

      Jam shume e lumtur qe kemi sadopak sukses dhe patjeter gjumin e nates e ka super per momentin 🙂 GJate dites sa total ben ne sa dremitje te ndara e dashur?

  35. Pershendetje!
    E kam foshnjen tani 2 muaj e 22 dite! Me qumesht formule nga jave e pare sepse sme erdhi gji fare! Pin mire, per momentin e ushqej cdo 3 ore me 150ml! Naten zgjohet vetem njehere ose e shumta dy! Meraku im eshte se naten e kaluar edhe pse u bene 8 ora e nuk u zgjua te pije, e zgjova une dhe nuk piu sikur zakonisht, ja dhash pothuajse me zor! Njejte veproj pastaj edhe pas 3 oresh kur e ushqeva! Ka fillu te me kaplon stresi dhe sme zohet vendi vend!
    Si t’ia bej??

    1. Nora pershendetje e dashur.

      Ne kete rast nese femija nuk zgjohet gjate nates per te pire apo nese ti e zgjon dhe nuk tregon interes nuk duhet te shqetsohesh sepse do te thote qe gjate dites ushqehet si duhet, merr kalorite e nevojshme qe ka dhe nese nuk ka probleme me peshen nuk duhet te shqetesohesh.

      Ne kete rast sugjerimi im do te ishte te ushqeje femijen cdo 2-3 ore gjate dites, ne sasine e duhur dhe gjate nates te mos provokosh zgjimet ti per ushqim.

      Shpresoj te kem qene e qarte, nese ke pyetje serish mos nguro te me shkruash e dashur.

      Te pershendes.

  36. Pershendetje Artemisa
    Mbreme nuk ka fjetur mire ka qare shume nuk donte shume ta tundja vetem ne gji sikur te ishte nata e pare e trajnimit beri , me pi pinte pataj e zinte gjumi nuk e di si te veproj ndjeva dhe lodhje mbreme,me bashkeshortin nuk donte dot qe ai ta tundte me heret me te fltine me leht por mbreme me asnjerin mos po ecim keq me trajnimin😕

    1. Erblina pershendetje e dashur.

      Te lutem nuk duhet te shqetesohesh, ne kete moshe eshte gjithcka praktike dhe normalisht femija mesohet ne forme graduale te fleje edhe ne nje menyre tjeter. Mos harro qe femija mund te kete edhe dhimbje barku, mund te jete stimuluar me teper gjate pasdites (ne kete moshe me beso edhe vizita e nje apo dy personave me teper mund te shkaktoje stimulim te femijes), lodhja para gjumit etj shkakton crregullime.

      Kalo fokusin ne ditet ne vijim, do te kete edhe nete te keqija, jo vetem ne kete moshe por edhe me pas. E rendesishme eshte qe ti te kesh te qarte si duhet ta vendosesh ne gjume dhe te mos harrosh komponentet e gjumit.

      Nese ke pyetje te tjera te lutem me shkruaj.

  37. Pershendetje, djali pothuajse 4 muajsh ka filluar keto 2-3 ditet e fundit te fleje diten shum nga 1-2 ore ne cdo dremitje , nderkohe me perpara flinte vetem 30-40 min. Mendon se kemi te bejm me nje regres gjumi apo eshte normale. Shum faleminderit

    1. E dashur pershendetje.

      Jo nuk kemi te bejme me regres. Por si fillim me thuaj te lutem me trajnimin si je duke ecur? Ne sensin eshte aftesia e femijes te bjere ne gjume pa ndihmen tende? Qe te mund te tregoj me teper te lutem.

      Te falenderoj.

      1. Ne darke Po flen dhe pa ndihmen time , dmth pasi i bej rutinen e vendos ne shtrat zgjuar rrin ca ne shtrat zgjuar pastaj e ze gjumi. Ndersa gjate dites mundohem dhe e Shikoj me orar qe sapo te afrohet 1 ore e 30 qe ka ndenjur zgjuar ta ve ne gjum , por me duhet ta mbaj ne krah 3-4 min dhe ti kendoj ninullen e vet qe te fleje ose e ze gjumi direkt me cuccio sapo te ja vendos

        1. Kete jave kam vene re qe Po e vendosa ne gjum me cucio flen me shum sesa pa te . Pasi me perpara gjate dremitjeve flinte vetem 30 min ndersa tani me ciuco flen dhe nga 1 ore. A mund te quhet varesi kjo ndaj cucios? Kur eshte zgjuar nuk e kerkon fare ciucon

  38. Pershendetje e dashur .
    Kam vajzen 10 javesh dhe gjumin e ben diten n djep . Nuk mund te arrij te flej pa djep dmth dhe shummm her me duhet vazhdimisht ta tundi per ndryshe zgjohet . ( sepse ka kolika te bark dhe nuk ka mundsi per nje gjum aq te qet )..
    Si ta filloj heqjen e djepit? A ta marr ne krahe ne vend te djepit dhe me pas heqjen edhe nga krahu?

  39. Pershendetje Artemisa

    Desha te tpyes ne lidhje me zgjimin ne mengjes a duhet ta zgjoj gjithmone ne te njejten ore pa mar parasysh se ne sa ora fle ne dark, nganjeher ne 19-19:30-20:30 per shkak se dremitjet ende nuk ka orare her flen nga 30min her 1or dhe nuk mundem ne dark ta vendos ne te njejten kohe dhe tani kur e vendos per gjum po refuzon me duhen 20-30min qe ta ze gjumi ka 3muaj a kemi te bejme me regres.
    Dhe e mbaj zgjuar 1,5ore pastaj e vendos ne gjum 5min me heret a jemi ok ketu apo ta le deri ti ben 1,5ore pastaj ta dergoj ne dhome.Nuk flem me tundje vetem me cuco deri ta ze gjumi dhe duke i kendu ninulla.

  40. Pershendetje Artemisa,

    Une kam lindur para dy ditesh me prerje C, qumshti nuk me erdhi direkt, tash po e stimuloj me pompe. Problemin e kam se kur dua ta vendosi bebin ne gji nuk e thith fare, ndoshta qe skam as thitha ose spo ja jep ndjesine sikur biberoni ! A mund te me sugjerosh cfare te beje ne kete rast!

    Faleminderit paraprakisht!

    1. E dashur Laureta per shkak te nje problemi ne web keto dite i kemi zhvendosur konsultat ne whatsap. Je e lire ta besh nese deshiron, njesoj si edhe nenat e tjera 🙂

      Nese femija ushqehet me biberon normalisht veshtiresohet situata per vete faktin se thithja ndryshon. Prandaj hapi i pare qe bejme ne kete rast eshte heqja e biberonit dhe dhenia e shteses nepermjet luges ose shiringes.

      Kam nje video ne instagram “Si te rikthejme femijen ne gji”, do te kisha sugjeruar ta ndiqje sepse atj ejane shpjeguar komplet hapat.

      Gjithashtu, nevojitte kontakt skin to skin sa me shume. Me shkruaj ne whatsap 0603184501 sepse me duhet te shikoj kapjen e femijes.

Leave a Reply

Nga momenti që do të keni marrë programin mund të parashtroni pyetjet që keni, paqartësitë, vështirësitë, rezultatet tuaja tek “Zona e Konsultave”. Në atë zonë unë do të jem nga e hëna-të shtunën orari i konsultave 11:00-13:00.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Bota e Gruas

Bota e Gruas