fbpx

Programi 7-19 Muajsh

Përshendetje dhe faleminderit që keni zgjedhur të jeni pjesë e programit tim të trajnimit të gjumit “Fli i qetë vogëlush” për grupmoshën 7-19 muajshe

 Në këtë program do të gjeni larmishmëri informacioni në lidhje me situata të ndryshme. Janë prekur në mënyrë të detajuar të gjithë problematikat që mund të hasen tek fëmijët e kësaj moshe. Programi funksionon me anë të materialit Pdf, ku do të gjeni të bazat e trajnimit.

Pasi jeni futur tek programi bazë, pra materiali Pdf duhet ta lexoni me vëmendje deri në fund dhe të përpiqeni të përvetësoni të gjithë informacionin, pasi atje do të mësoni si të procedoni në vazhdim për të zgjidhur problemet e gjumit që fëmija ka. Në atë material do të gjeni disa ndarje të specifikuara përkatësisht:

  • Plani # 1;
  • Plani # 2;
  • Plani # 3;
  • Plani # 4.

Secila nga këto ndarje përkon me problemin që fëmija juaj mund të ketë. Zgjidhni të qëndroni atje ku trajtohet varësia që fëmija juaj ka. Pjesa tjetër e materialit duhet të lexohet deri në fund sepse i përket secilës prej jush pavarësisht vesit që fëmija juaj ka.

Videot

Pasi keni lexuar materialin Pdf do të shikoni se tek ky program keni edhe një sektor me video. Ndiqni secilën prej tyre për të marrë një bazë informacioni, dhe në momentin që do t’ju duhet rikthejuni secilës prej tyre.

Nga ana tjetër, në këtë program do të gjeni edhe materialin tjetër Pdf në lidhje me heqjen e vakteve të gjirit gjatë natës në mënyrë graduale. Lexojeni edhe atë dhe filloni ta përdorni, rikthejuni duke ju referuar ditës së përcaktimit në plan për të hequr gjirin gjatë natës.

Program që do t’ju vijë në ndihmë jo vetëm gjatë javëve të trajnimit por edhe më pas nëse do të hasni sërish vështirësi përsa i përket gjumit të fëmijës përgjatë muajve në vazhdim.

Si do të jepet suporti prej meje nëse do të keni pyetje/paqartësi gjatë procesit të trajnimit?

KËRKESË

Në këtë rast do t’jua vlerësoja një feedback në mënyrë që edhe nënat e tjera të marrin njëfarë motivimi nga arritjet që ju keni bërë.

KUJDES

Ç’do riprodhim, shpërndarje, modifikim me qëllim rishitje/përdorimi nga persona të tretë të paautorizuar është e ndaluar. Ky program është prodhim me të drejtë shitje vetëm e “Bota e Gruas”. Dhe nëse konstatohet një shkelje e tillë programi