fbpx

programet e gjumit

programet e gjidhënies

KUSH JAM UNË?​

Përshëndetje jam Artemisa!

Për të gjithë nënat që vijnë për herë të parë në këtë blog, ju them se në vazhdim unë do të jem ndihma juaj më e madhe përsa i përket problemeve që mund të keni me gjumin si edhe ushqyerjen me gji të fëmijës.

Që prej vitit 2015 i jam përkushtuar profesionit si konsulente gjumi dhe laktacioni (e çertifikuar) dhe mund të them se kjo nuk është vetëm një rrugë për të lehtësuar jetën e nënave të reja por edhe një pasion shumë i madh i imi.

Për të qënë më pranë secilës nënë kam krijuar disa programe të cilat do të zgjidhin probleme të ndryshme përsa i përket dy proçeseve tepër sfidues siç është gjumi dhe ushqyerja me gji e fëmijës.

Çfarë kanë të veçantë programet e mia të gjumit?

Qasja që nënave ju sugjerohet të ndjekin. Për herë të parë në Shqipëri u kapërcyen dhe lanë pas rregullat shumëvjeçare “lere fëmijën të qajë që të mësojë të flejë ndryshe”. Për herë të parë nënat u orientuan drejt një metode të butë, tepër graduale, që ka pasur gjithmonë në fokus ndryshimin e butë dhe jot ë menjëhershëm pavarësisht problemeve me të cilat nëna po përballej.

Cfarë kanë të veçantë programet e mia të gjidhënies?

Prakticitetin, shpjegimin e thjeshtë dhe të kuptueshëm, zgjidhjen e problemit në praktikë më tepër se teori informuese. Dhënien e zgjidhjes për ç’do sfidë të gjidhënies, atë për të cilën nënat e reja kanë nevojë pas lindjes.  

Disa fjalë të bukura nga nënat e programit

Hallall lekët. Janë investimi më i mirë. Unë mora programin Mirëseerdhe Bebush dhe si gjumin si ushqyerjen me gji ja kemi dalë më së miri. Ok, ka patur ditë me vështirësitë e veta por kemi arritur ti menaxhojmë. Kur ma shikonin ashtu buçko vajzën nuk e besonin që ushqehej vetëm me gji.

Bëra siç më thatë, veprova hap pas hapi si tek video që më dërguat dhe djali tani po pi sërisht gji. Shumë faleminderit, po filloja të mendoja që djali sdo e merrte më gjirin me atë agresivitet që kishte kur e afroja afër. Thjesht shumë faleminderit që më ke ndihmuar për çdo gjë e të kam shkruar orar pa orar.

Zemër faleminderit shumë për këshillën. Ne ja dolëm të marrim gjirin. Me fat që të kemi pjesë të jetës tonë. Je kaq e mirë dhe e thjeshtë. Paketa jote e gjidhënies – investimi më i mirë për shëndetin e djalit tim.

Dua të të falenderoj për atë që ti bën për ne “nënat e reja”. Më ndihmove jashtë mase me programin, kisha një dhimbje të tëmerrshme dhe falë teje jam shumë mirë. Rezultati u dha direkte ditën e nesërme dhe ndihem sikur jam çliruar nga një siklet shumë i madh. Edhe njëherë shumë shumë faleminderit. Qofsh sa më mirë ti dhe familja jote.

Une e mora programin tuaj për bazat e gjidhënies kam qenë në ditën e katërt që linda me operim cezarian dhe vendosa të marr programin, it hash burrit të shikoj ta kryej pagesën pasi unë nuk lëvizja dot. Kisha dhimbje gjoksi dhe djali vetëm qante, kisha temperaturë dhe ethe shkaku i gjoksit të fryrë dhe beba ime nuk thithte shumë…. Kur mora programin praktikova çdo këshillë dhe brenda ditës gjithçka u rregullua dhe tash po shijoj çdo gjë. Të falenderoj për gjithçka dhe jemi shumë me fat që kemi kësi lloj programe që me të vërtetë kanë qenë shpëtim nuk di si të të them ndryshe vec se më keni shpëtuar dhe 100 herë faleminderit. Të fala nga Kosova.

Gjithashtu kam përdorur të njëjtin program për mastitin dhe kam pasur rezultat që ditën e dytë që veproja ashtu siç ju keni vepruar. Ju falenderoj sepse nuk më është përsëritur sërisht dhe gjithmonë e gatshme për tu përgjigjur në çdo moment. la vlen çdo program i juaji.

Videoja për mastitin MA ka shpëtuar jetën. Sa shumë do të doja ta kisha gjetur faqen tënde para lindjes. Je një shpëtim për Nënat. Me të vërtetë pajtohem me mesazhin se duhet t'i trajnosh mamitë dhe motrat në spitale sepse idenë nuk ja kanë. Djalit tim i kanë dhënë qumësht formule para gjirit, dhe çdo gjë mu komplikua!!!

Më ke ndihmuar jashtëzakonisht shumë për heqjen e gjirit as unë dhe as djali s patëm problem je një bekim për ne sidomos për mamat e reja. Sa mirë që të kemi. Vetëm Bekime ke nga ne. Unë kam arritur tja heq vaktet e natës falë teje e dashur shumë faleminderit bebi im është 13 muajsh

Jam e interesuar për programin gjumi për binjakë që për 2 javë bëjnë 10 muaj. Kam marrë programin Bazat e Gjidhënies në shtatzani dhe ka qenë shpëtim. Nuk di pse e kam shtyrë kaq shumë këtë të gjumit. Flenë vetëm në gji, zgjohen shpesh gjatë natës, bëjnë 2 dremitje në ditë max 1.5 orë secila.

Desha të të falenderoj përzemërsisht sepse me ndihmën e programit të gjidhënies une arrita tja dal shumë mirë në këtë proces në krahasim me dy lindjet e para. Jam munduar të analizoj secilën pjesë që para se të lindja vajzën dhe të gjitha ato i kam aplikuar. Të faleminderit shumë sepse ky ka qenë meraku im më i madh sepse kam pasur trauma që nga lindjet e mëparshme me të cilat kam dështuar në këtë proces. Ndjesia që kam kur po ushqej të voglën time 7 javëshe është e pa përshkrueshme.

Gjidhënia është një proces sa i bukur edhe me vështirësitë e veta. Por falë programit dhe disponueshmërisë së Artemisës ja dola të heq të gjitha dyshimet duke zbatuar çdo hap të programit dhe të vazhdoj të ushqej vetëm me gji vajzën time.

Përshëndetje e dashur si je, deshta të lajmëroj që kam shumë përmirësim tek thithat falë teje, nuk kam aq dhimbje si kam pasur dhe jam drejt përmirësimit të dukshëm, ty faleminderit me mijëra herë se ke shpëtu një bebush dhe një nënë nga dhimbjet e tmerrshme për plot dy muaj, por me shpresë se do të kaloj nuk jam dorëzuar dhe po ja dal falë teje, nuk gjej fjalë të duhura si të falenderoj por shpresoj dhe i lutem Zotit që të kesh shëndet lumturi dhe gjdo të mirë në jetën tënde bashke me familjen tënd. Të falenderoj nga zemra me mijra herë.

Në Zvicër jetoj dhe e kam të paguar çdo gjë me konsulenten e laktacionit dhe gjithë këto këshilla kaq të mira smë ka dhënë. Duke qenë se kisha djalin prematur 3 muaj e mbajta në gji sasi shumë të vogël derisa shterri. Ti je shumë po shumë e zonja.

E di pse kemi sukses me ty online? Unë personalisht kam marrë programin e personalizuar për ta patur më të thjeshtë. Dhe kur shikoja videot më duke jsikur të kisha përballë, ti e rehatuar dhe une e rehatuar. Madje gjatë videove pohoja dhe me kokë ndonjëherë me telefonin në dorë. Është mënyra sesi ti flet, si i shpjegon gjërat në detaje dhe shumë të thjeshta dhe të qarta!

Mirëmbrëma Artemisa. S’mund të mos e shkruaja këtë mesazh. Dita e tretë sot pa gji. Gjumin e bëjmë të qetë, flemë me ndonjë ninullë (të kënduar nga une) dhe ledhatime të vockla. E mendoja gati të pamundur. Të dy e përjetuam më lehtë heqjen e gjirit, sepse gati thoja sdo ja heq dot kurrë me aq të qara dhe protesta që bënte kur kërkonte gjirin. Faleminderit shumë për çdo informacion që kam marrë prej teje! Të përqafoj dhe të uroj më të mirat.

Po ju shkruaj për ecurinë e gjendjes sime! Pas zbatimit të secilit prej hapave tek Programi, masa e fortë e gjirit që u krijua për shkak të bllokimit të kanaleve, u shpërbë dhe ndihem shumë mirë! Dua t'ju falenderoj sidomos që jeni treguar e gjindshme çdo herë që ju kam shkruar për problemet me gjirin. Me lindjen e vajzës kam hasur një sërë vështirësish si ajo e çarjes së thithkave, bllokimit të kanaleve të gjirit dy herë rradhazi etj, dhe të gjitha herët ju jeni përgjigjur në kohë rekord në WhatssApp dhe Instagram. Për një nenë të re, pa eksperiencë, të ketë dikë me përvojë që të komunikojë, ti përgjigjet në kohë reale dhe ta udhëzojë, do të thotë shumë!

Përshëndetje e dashur shpresoj të jeni mirë, Faleminderit shumë për postimet që bën. Tani që mbaruan menstruacionet më është rregulluar gjiri. Falë ndihmës suaj nuk kam më pak gji nga menstruacionet.

Ai pak feedback jam unë. Në fakt unë duhet të shkruaj një roman për të të falenderuar TY! Por mungesa e kohës me dy picirrukët e mi më bënë të shkruaj shumë pak kur shikoj ndonjë story tek-tuk. Faleminderit nga zemra për programin e Mastitit, nëse nuk do kisha marrë programin tënd unë ndoshta sot do isha pa qumësht. Pasi po përdorja metodat e gabuara për ta trajtuar. Falë programit tënd dy dashuritë e mija vazhdojnë të pinë qumësht.

Faleminderit! Të uroj më të mirat në jetë dhe në punë!

Përshëndetje e dashur Artemisa! Ka disa javë që e kam blerë programin për kthimin në gjidhënie dhe shtimin e sasisë se gjirit. Faleminderit shumë më ke ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Djali momentalisht është në gji dhe në formulë një herë në ditë e merr edhe gjirin pa përtesë.

Faleminderit shumë.

Përshëndetje! J Rasti im ishte kështu. Bebi e kapte gjirin, nuk grindej, dëgjoheshin të gëlltitura të vogla dhe e zinte gjumi. Jepja dhe shtesë 30 ml vetëm në darkë sepse kishte hikter të lartë dhe të shkarkonte sa më shumë. Dilte jashtë dhe urinonte mirë mbas çdo vakti. Pardje që bëri dy javë kishte shtuar vetëm 50 gram. Provuam kapjen më të thellë, jo rezultat të mirë. Mbas shumë të qarash skin to skin dhe mundimin të merrte gjirin deri në fund sja dola dot dhe e zuri gjumi nga lodhja. Provova të pompoj pasi i jap për të pirë po del vetëm 5 ml. Ndihem e dështuar totalisht. Dua që të më ndjekësh nga afër, të blej programet a nuk e di çfarë do më sugjerosh. Nuk dua që të më iki qumështi pa provuar çdo gjë të mundshme me ndihmeën tënde. Të lutem më thuaj si të veproj me pagesën e të gjitha e nga tja fillojmë. 

Faleminderit shumë për programin që e kishe përpilu në gjdo detaj të mrekullushëm. Është dita e 4 e trajnimit dhe vajzën i ka permisu shumë gjumin. Gjumi i ditës nuk asht problem më aspak veq se dhe pak me gjumin e mbrëmjes duhet me punu. Ti dëshiroj krejt të mirat.

Përshëndetje nga Shkupi e dashur. Falë këshillave të tua unë sot kam vajzën 8 muajshe që fle e pavarur në krevatin e vet. Madje, i gjithë rrethi habitet se si e kam arritur këtë (duke qenë fëmija i parë), e si se kam përdorur asnjëherë fare djepin. Krahas kësaj, e kam më të lehtë të planifikoj ditën, dremitjet, madje edhe ato 'ditët jo perfekte' di saktë se ku kam gabuar apo kam bërë lëshime në rutinën tonë. Të faleminderit se je bekim për ne, e sidomos nënat e reja. Paç veç të mira e gëzime!

Përshëndetje e dashur! Dua të të falenderoj pa fund për këshillat që jep. Për mua ke qenë si një dhuratë e rënë nga qielli këto ditë sa të bukura dhe të vështira. Para 3 javësh ndoqa trajnimin falas mbi thithat e çara (isha shtatzanë dhe doja të informohesha se çmë priste). Një trajnim i detajuar, i ilustruar me shembuj dhe shumë profesional. Sot, me një bebe 1 javëshe në krah po luftoj mbi thithat e çara. Çdo fjalë që ke thënë në atë trajnim është zbatuar dhe rezultatet janë të menjëhershme. Sidomos tek kapja e thellë-aty kupton që gjidhënia nuk do të thotë dhimbje. U zgjata shumë. Faqja jote uroj të arrijë edhe shumë mama të tjera si puna ime sepse ti je shpëtim për ne. Qofshi të bekuar ti dhe familja jote.

Përshëndetje e dashur neve jemi në rregull me gjumin e kemi larguar djepin. Nuk e kom besu se mundet me flejt naj her pa djep. Të falenderoj nga zemra më ke shpetuar. Ka pas raste që është zgjuar në 4 në mëngjes më është dashur me lidh në djep e me perkund deri në mëngjes. Gjatë ditës e bejmë rutinën më shkurt dhe flen pastaj për 10 minuta ose 15 jo më shumë. Po ashtu edhe në mbramje bëjmë rutinën 30 minuta dhe flen gjumë për 10 minuta.

Po ti je shpëtim moj se ça hoqa un me këtë djepin vetëm shpirti im e di, duke i ndjekur këshillat e tua në Instagram vajzës time një heër ia hoqa djepin natën gjumin e natës pastaj nga pak e nga pak edhe ditën tani e vogla ime fle pa djep ditën dhe naten ia dola tja heq të falenderoj pa masë ty se na kënaqe me këto këshillat e tua prej ari, vajza fle e qetë si qingj në shtratin tim dhe lëviz si ia do qejfi pastaj e kaloj në shtratin e saj.

Artemisaaaaa të duammm. Je një zgjidhje e vërtetë. Nuk e di sa herë mund të të kem bezdisur në WhatssApp dhe gjithmonë ke qenë e gatshme të më kthesh përgjigje. Lum ne që të kemi dhe na gjendesh pranë.

Artemisa Bekimi im! Po gjej kohën të të falenderoj për çdo këshillë që më ke dhënë dhe për çdo informacion të çmuar që ke shpërndarë. Gjidhënia jonë u ndërpre pas 21 muajsh plot me dashuri dhe jo pak të lehtë. Me komunikim kam arritur çdo gjë. Ndërprerja është bërë graduale dhe nuk kemi vuajtur fare as unë as biri im i vogël. Në momentin kur u ndjeva gati e ndërpremë. Tani shpresoj të flemë më mirë natën dhe pse pak zgjime i bëjmë akoma. Faleminderit Zoti të bekoftë. P.S As kam lyer gjirin me spec apo buzëkuq (Rrena plakash). Të të kisha njohur para se të lindja nuk do të kisha vuajtur fare siç kam vuajtur 5 javët e para po iku tani.