“Po bëjmë më të mirën me kapacitetin që ka vendi për t’u përballur me një virus të rrezikshëm”/ Manastirliu: Gati ardhja e 54 respiratorëve të rinj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun dhe më pas nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaroi se ruajtja e stafit mjekësor dhe infermerior është kryesore.

Gjithashtu Manastirliu njoftoi se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.

Ndërkohë ajo bën thirrje që njerëzit t’i rrespektojnë masat dhe të tregohen shumë të kujdesshëm ndaj përhapjes së COVID-19.

Postimi nga Ogerta Manastirliu:

🔴 Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Për ne është parësore mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve❗️

🔴 Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të përcaktuar.

🔴 Me masat që kemi marrë për mjetet e mbrojtjes personale kemi arritur të sigurojmë rritjen e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3, ndërkohë që planifikojmë krijimin e një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3.

🔴Sa i përket maskave të thjeshta, kemi një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

🔴Sa i përket veshjeve speciale po rrisim në këtë javë me 10 mijë stokun e veshjeve dhe planifikojmë rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.

🔴Sa i përket elementëve të tjerë doreza nitrili, syze mbrojtëse, helmeta mbrojtëse, dezinfektantë etj, po ashtu është siguruar stoku i nevojshëm për përballimin e kësaj situate dhe në vijim.

‼️Po bëjmë më të mirën me kapacitet që ka vendi për t’u përballur me një virus të rrezikshëm, por LUTEMI qytetarë:
🔴Zbatoni masat e distancimit social, qëndroni në shtëpi, ndihmoni veten e tyre dhe të afërmit tuaj, sidomos ata që janë të moshuar, me sëmundje kronike dhe më të pamundurit🙏🏼

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *