Ndërron jetë pacienti i 3 nga virusi në QSUT

Shkoi ne 3 numri I viktimave nw Infektiv nw QSUT nga virusi COV19 . Gjatë orwve tw mbrëmjes ndërroi jetë pacienti , i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial, lajmwrojnw burime nga QSUT.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *