Kontrolle në tregjet ushqimore- Inspektoriati Punës kontrolle për zbatimin e rregullores së OBSH

Inspektoriati i Punës, ka dalë në tërren-  Kontrolle në tregjet ushqimore Kontrollet në subjekte të ndryshme me shumë punonjës, si fasoneri apo call center, janë shtrirë tashmë edhe më tutje.

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka përqendruar kontrollet në segmente të tjera të ekonomisë, që janë të ekspozuara nga rrisku I kontaminimit.

Inspektoriati në bashkëpunim me Taskforcën e ngritur nga kryeministri, po kontrollon zbatimin e masave në tregjet e shumicës dhe aktivitetet tregtare, si dhe shoqëritë që transportojnë mallrat e konsumit. 

Kontrollet përqendrohen kryesisht në marrjen e masave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që lidhen me dezinfektimin e ambienteve të punës, pajisjen me mjete mbrojtëse, si maska dhe doreza dhe dezinfektantë.

Bizneset kanë detyrim që të respektojnë distancën mes punëmarrësve si dhe të garantojnë kushtet higjeno-sanitare. 

Inspektoriati Shtetëror i Punës deklaron se mosrespektimi i këtyre masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, i ngarkon punëdhënsit me përgjegjësi dhe sjell ndëshkimin e tyre, me pezullim të aktivitetit, apo me gjoba.  Deri më tani janë ndëshkuar me pezullim të përkohshëm të punës dhjetra subjekte në sektorë të ndryshëm për mos respektimin e rregullave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *