Juventus “në hall”/ Ronaldo drejt largimit

Disa “thashetheme” po qarkullojnë së fundmi në botën e futbollit. Thuhet se Cristiano Ronaldo ka vendosur që të largohet nga Juventus.

Sipas gazetës së njohur ‘Calciomercato’ në moshën 35-vjeçare , portugezi dëshiron që të filloj përsëri një sfidë të re.

Raportet e fundit nga ‘Indeksonline’ kanë shprehur se Ronaldo është duke zhvilluar bisedime me Paris Saint-Germain, i cili mund të jetë hapi i fundit i tij në karrierë.

Kjo mundësi vjen pasi që agjenti i tij Jorge Mendes dhe PSG kanë qenë në bisedime, pasi që klubi francez dëshiron të zëvendësojë Neymarin. Ylli brazilian gjatë verës pritet të bashkohet me Barcelonën që ka shprehur interesim për ta rikthyer në Camp Nou.

Ndërsa vlen të përmendët që të dy palët (Juventus dhe Ronaldo) dëshirojnë që të respektojnë kontratën që zgjat deri në vitin 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *