Europaneu-s :Coronavirus – Sa mizori do të sjellin dobësitë tona?!

Politikat shëndetësore dhe lobimi rreth tyre përfshijnë grupe të caktuara interesi me statuse nga më të ndryshmet, ndërsa në sektorin Farmaceutik grupet e interesit janë në përgjithësi jashtë politikës , por me ndikim jashtëzakonisht të madh në politikën e shteteve ku veprojnë. Nëpërmjet kanaleve të ndryshme si sigurimet shëndetësore dhe shoqatave të mjekëve dhe lobimeve të tjera drejtojnë dhe imponojnë interesat e tyre në cilindo Parlament të botës.

Prandaj Corona Virusi nuk është gjë tjetër veçse një instrument politik,

 i cili duhet të analizohet nën prizmin e Fuqive të Mëdha, të interesave dhe sektorëve të ndryshëm me ndikim mbarë-botëror të cilët janë dinamikë dhe ndryshojnë kah vektorial pothuajse gjithmonë kur ata e vlersojnë dhe konsiderohet se duhet të ndryshohet kah.

Gjatë dekadës së fundit është vënë re lufta që po bën Kina për të krijuar një rend të ri botëror, dhe në luftë qëllimi e justifikon mjetin. Kjo përpjekje e Kinës për të dalë në skenën gjeopolitike botërore në rolin e Dirigjentit të kësaj skene veçse ka filluar.

Sipas Reuters, Zhao Lijian, jo më larg se para një dite ka bërë një deklaratë shokuese në lidhje me origjinën e virusit, duke akuzuar drejtpërdrejt Ushtrinë Amerikane si strukturën përgjegjëse për përhapjen e virusit në qytetin kinez Wuhan, qytet i cili po cilësohet si epiqendra e epidemisë.

Në analizën tonë Kina shpall armik Amerikën dhe anashkalon pothuajse tërësisht evropianët , sepse këta të fundit i konsideron si një forcë vektoriale e papërfillshme, një fuqi që e ka humbur pushtetin dhe forcën e saj në skenën e lunëve të rinj të Rendit të Ri Botëror. Edhe pse ne evropinëve një deklaratë e tillë na lëndon egon , nuk na habit pasi pafuqia e Evropës konstatohet në këto momente delikate dhe të rëndësishme të historisë kur qeveria Franceze, nën ndikimin politikë për të mos humbur zgjedhjet, pavarësisht se morali i vendimit përfaqëson vetëm 1% të popullsisë, vendosi shtet-rrethim. Ky vendim në përbërësit e tij nuk përmban asnjë parim ekonomik, përkundrazi ka si ingredient vetëm interesin personal duke e konsideruar masën dhe pozitën e vet më të rëndësishme sesa interesat afat-gjata të Evropës. Të vendosësh shtetërrethim, sikurse po bëjnë shumë qeveri evropiane, shtetërrethim të cilin duan apo nuk duan Gjermanët janë të kushtëzuar ta pranojnë, nënkupton shpalljen e kapitullimit përballë lobit më të fuqishëm politiko-mafioz që bota deri më tani nuk e kishte njohur.

Po Amerika ku qëndron këtu?

 Qysh nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë Donal Trump ka trumbetuar pafund që rritja e vlerës së aksioneve në Bursa është rezultati që dëshmon për historinë e suksesit të politikave të tij. Një prej politikave të tij është edhe vendimi për ndërprerjen e fluturimeve me Evropën në date 12 mars 2020, vendim i cili krijoi valën e parë të disbalanave të pariparueshme në tregun e aksioneve.

Në vitin 2016 kur Trump fitoi Presidencën përballë H.Klinton, indeksi S&P 500 u rrit me 58%, ndërsa në ditën kur ndaloi fluturimet me Evropën po ky indeks shënoi vetëm 20% rritje, për të shënuar gati 10% rënie vetëm një ditë më vonë në datë 13 mars 2020.

Qysh prej vitit 2016 Trump nuk ka reshtur së lëvduari veten se ai e ka mbajtur premtimin, ecuria pozitive e rritjes në tregje dhe financa është meritë e tij, dhe se është kjo ecuri pozitive e ekonomisë amerikane me tregje të aksioneve që njohin vetëm rritje mjeti që do të ndryshojë të gjithë konstelacionin botëror duke i nënshtruar të nënshtruarit, duke mos e kuptuar se Kina si një lojtare e rezervës ka patur gjithë kohën e mundshme për t’u stërvitur dhe tani ka hyrë në fushë të lojës në rolin e sulmuesit, në këtë lojë ajo ndoshta po ndihmohet ndoshta edhe nga mjete dhe filozofi që janë përpjekje për të mbetur në tregun e ri të liderëve botërorë, treg i cili vetëm sapo ka nisur të krijohet. Si dhe qysh do të vazhdojë loja kemi për ta parë shumë shpejt duke vëzhguar kërkesat e reja dhe luftën e përgjakshme që do të pasojë ndërmjet Amerikanëve në njërën anë dhe Evropianëve dhe Kinezëve në anën tjetër.

Jo më kot theksuam Evropianët dhe Kinezët në anën tjetër, pasi vërtet BE është dorëzuar, por mbetet për t’u analizuar a do të dorëzohet shteti i hekurt i këtij ekipi.

Kancelarja Merkel në vitin 2008 arriti që nëpërmjet besimit të madh që kishte krijuar në popull t’i jepte zgjidhje krizës më të madhe të refugjatëve të njohur qysh nga koha e Luftës së dytë Botërore, por kriza info-corona është një sfidë e re shumë e madhe për Zonjën e Hekurt, duke patur parasysh edhe faktin që Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi epideminë në Francë si krizën më serioze të shëndetit që bota ka njohur në 100 vitet e fundit, dhe pa hezitim këtë lider e konsiderojmë të dorëzuar përballë kësaj sfide. Tani që Franca u dorëzua përballë një mjeti politik Kinez, a do të ketë fuqi Merkel që edhe një herë tjetër nëpërmjet besimit të madh që ka tek gjermanët ta zgjidhë edhe këtë krizë politike, sepse sëmundje nuk është ky virus.

Në këtë kohë të vështirë, ku po luhen eleminatoret e një rendi të ri botëror, Instituti Robert Koch dhe Merkel po bejnë punën e gjithë evropianëve , të cilët kanë vënë duart në kokë dhe po bërtasin me histerizëm kundër një fantazme vdekje që ekziston vetëm brenda kokës së tyre. Në këto momente Merkel kërkon besimin e qytetarëve gjermanë, në dorën e të cilëve realisht është fati i mbi 550 milion banorëve të Evropës.

Qytetarët evropianë kanë sot më shumë se kurrë nevojë për besim dhe drejtim inteligjent, dhe në demokracitë që kemi krijuar besimi është kategoria më sublime që u lihet në dorë politikanëve të një vendi të caktuar. Prandaj, me dhimbje apo edhe me kosto personale janë këta politikanë që duhet të na mësojnë me dhunë të dëgjojmë dhe të mendojmë përtej mikros, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje ta përballojmë këtë krizë politike të programuar në detaje.

Edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, e ka karantinuar veten e vet. Sot kur të gjithë varemi nga një vendim i Parlamentit Evropian, këtë institucion e kemi ne karantinë. Mos vallë kemi krijuar një sistem politik ku liderat kanë probleme me respektimin e përgjegjësive të marra kur kanë kërkuar një post?

Në pjesën e parë folëm për dëmet politike që rrezikon të sjellë mos marrja e përgjegjësive për të cilat janë votuar Liderët e Evropës, por dëmi politik krijohet me qëllim të realizimit të një dëmi ekonomik. Dobësimi ekonomik i Evropës rrezikon eleminimin e saj nga skena botërore.

Është ende herët për të analizuar dëmin ekonomik që ka për t’i sjellë ekonomisë glabale kjo çmenduri lidershipi për të ruajtur individin, por është e sigurt që kostoja do të jetë e paimagjinueshme dhe me efekte të zgjatura në kohë. Përhapja e shpejtë e këtij info-virusi dhe sidomos frika dhe paniku që i paraprijnë përhapjes së tij ka shtirë në kurthin e vet viral shumë politikë-bërës evropianë, të cilët kanë ndaluar së ekzistuari si ekonomi me arsyen për të shpëtuar sa më shumë jetë. Është e paqartë se kur politika do ta marrë veten për të dalë nga kjo katrahurë, e cila do të sjellë pa më të voglin dyshim dëme të konsiderueshme dhe thyerje sistemesh ekonomike në shumë drejtime.

A do të vazhdojmë të jetojmë në karantinë deri sa një grup i caktuar interesi të vendosë ndryshe?

Në kundërshtim me largpamësinë miope të evropianëve Kina vazhdon të prodhojë, të funksionojë dhe madje të shënojë edhe rritje prodhimi, veprime të cilat me shumë ngjasa ka për të sjellë zëvendësimin e ekonomisë më të madhe deri më sot, ekonomia Amerikane, me atë kineze.

Mjafton të hedhësh një sy të shpejtë lajmeve në Blomberg për të kuptuar që Kina nuk e ka ndalur jetën. Sot që po flasim në kinë shënohen mbi tre miliard udhëtime në ditë.

Analistët kanë vetëm një banchmark për të parashikuar humbjet ekonomike që do të sjellë ky virus, atë të SARS. SARS i kushtoi ekonomisë botërore rreth 40 Bilion dollarë amerikan, ku vetëm Kina humbi rreth 17,5 billion dollarë amerikan në PBB.

Kur SARS shënoi këto dëme, sa mund të jetë dëmi ekonomik që do të sjellë ky virus politik i kodifikuar për të sulmuar sistemin psikologjik? Ndikimi i tij do të jetë i drejtpërdrejtë në turizëm, konsum, transport, prodhim.

Sipas Institutit Robert Koch, më shumë humbin jetën ndër vite nga gripi sezonal sesa nga ky virus. Prandaj na takon neve si shoqëri dhe njerëz inteligjentë të shtrojmë pyetjen se nëse edhe për një kohë tjetër relativisht të gjatë nuk do të kemi në treg vaksinën kundër Coronës, a do të vazhdojmë të jetojmë në karantinë deri sa një grup i caktuar interesi të vendosë ndryshe?

Si evropianë dhe shoqëri inteligjente e cila vendos interesin e përbashktët dhe të shumicës mbi ato personale dhe të fragmentuara kërkojmë nga liderët e këtij kontinenti të ndryshojnë sjelljen dhe të rivendosin barazpeshën e njëjtë me atë të një gripi sezonal, sepse i tillë është (e thonë statistikat jo dëshira jonë për një gjë të tillë). Kërkojmë që të pushojnë për një moment së bërtituri dhe në vend që të dëgjojnë oshtimën e kthlimave të dëgjojnë arsyen dhe llogjikën dhe të vazhdohet të jetohet e punohet sikurse bëhet në praninë e gripeve të rëndomta sezonale, të mos krijojmë panik e rëndesë psikologjike sepse do të na kushtojë shumë më tepër sesa mund të na kushtojë të bashkejetuarit normal me këtë virus politik.

Për sa i përket politikës Kineze dhe afiniteteve të tyre e konsiderojmë që ne Evropianët do të jemi në gjendje të ndryshojmë dhe të zhvillohemi po njëlloj siç kemi bërë për 2000 vite me radhe, dhe në rast të ndërrimit të fushës së lojës përsëri do të bisedojmë, negociojmë dhe arrijmë marrveshje të reja qoftë tregtare qoftë politike; qoftë me Kinën apo këdo tjetër.

Ne kërkojmë nga gjithë politika Europiane të ndryshojë sjellje dhe të vendosë baraspeshën e njëjtë me nje grip standart sepse i tillë eshte dhe të vazhdohet të jetohet me te siç jetohet me shume viroza dhe te mos krijojm panik psikologjik dhe të mos sëmuren edhe fëmijët që kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre.

Kërkojmë që Evropa dhe Amerika të takohen, të kërkojnë zgjidhje dhe jo të vetizolohen, sepse përkundër pretendentëve të tjerë për drejtim Botëror këto të dyja janë i njëjti trung e i njëjti gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *